• e enjte, 26 dhjetor 2024

LSM kërkon përsëritjen e procedurës për konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve, paralajmëron edhe protesta

LSM kërkon përsëritjen e procedurës për konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve, paralajmëron edhe protesta

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), me qëllim të pengimit të konfiskimit të Shtëpisë së Punëtorëve, ka paraqitur propozim për përsëritjen e procedurës në Gjykatën Themelore Civile dhe kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur ky propozim t'i paraqitet Gjykatës Supreme që të veprojë shpejt dhe me efikasitet, për shkak të provave të reja të paraqitura.

Siç kumtoi sot në konferencë për shtyp kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, për maksimum një javë deri në një javë e gjysmë, Lidhja do të fillojë me një sërë protestash që do të kulmojnë me protestë të madhe të punëtorëve më 1 maj.

Ai apelon në protestat të përfshihen edhe sindikatat tjera.

"Kryesia dhe Këshilli i LSM-së njëzëri morën vendim për organizimin e një sërë protestash që do të kulmojnë me protestën e madhe të punëtorëve më 1 maj. Seria e protestave është pikërisht për këtë - durimi i punëtorëve është shumë i vogël, nuk mund të zbatojmë më politikat që po kryhen, veçanërisht në sistemin gjyqësor në dëm të punëtorëve me konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve, ne nuk mund të zbatojmë disa politika pa marrë parasysh nëse ato janë në nivel qendror apo lokal përsa i përket procedurave që nënkuptojnë ulje të pagave të punëtorëve. Protestat do të jenë ftesë e hapur për të gjitha sindikatat në Maqedoni, jo vetëm sindikatat nga LSM-ja, por ftojmë edhe Konfederatën e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, SASHK, USPM dhe të gjitha degët tjera të sindikatave që nuk janë të bashkuar në asnjë federatë, sindikatë ose konfederatë, për të na përkrahur dhe për t'iu bashkuar protestave të tilla", tha Trendafilov.

Në lidhje me propozimin e grupit parlamentar të LSDM-së të paraqitur dje për ndryshime ligjore me të cilat nuk do të rriten pagat e zyrtarëve, Trendafillov kujtoi se LSM-ja tashmë ka dorëzuar një propozim të tillë që në gusht të vitit të kaluar.

"LSM-ja ka dorëzuar një propozim të tillë në gusht të vitit të kaluar për t'i ndihmuar që të mos shqetësohen, të mos ndryshojnë shtatë ligje, por të ndryshojnë vetëm një nen të një ligji që do të mundësojë kthimin e pagave të zyrtarëve para vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese me të cilin ua rritën pagat për 78 për qind, theksoi Trendafilov. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR