• e premte, 27 dhjetor 2024

LSM kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Gjykata supreme nëse është saktë se ka marrë aktvendim për marrjen e objektit të LSM-së

LSM kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Gjykata supreme nëse është saktë se ka marrë aktvendim për marrjen e objektit të LSM-së

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov sot kumtoi se sipas informatave me të cilat disponojnë, Gjykata supreme ka marrë aktvendim, me të cilin merret objekti i LSM-së.

Në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Trendafillov tha se do të bëjnë gjithçka që të mos merret objekti i LSM-së dhe se do të kërkojnë dorëheqje nga kryetari i Gjykatës supreme, ndërsa nga Këshilli i gjykatësve, i cili numëron pesë anëtarë, nëse ka marrë vendim të tillë, do të thirret në përgjegjësi.

"Shtëpia e punës e ka mbijetuar tërmetin katastrofik nga viti 1963 dhe do ta mbijetojë goditjen nga Gjykata supreme, e nëse Gjykata supreme do të mbijetojë zemërimin e punëtorëve, do të shohim", tha Trendafillov. bsh/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR