• e enjte, 26 dhjetor 2024

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë (KOSM) sot bënë thirrje të përbashkët për të gjithë punëtorët që të bashkohen dhe së bashku me sindikatat të dalin më 1 maj në protestë që do të fillojë në orën 11 para Shtëpisë së punëtorëve me moton “Ne punëtorët”.

Këtë, siç informojnë nga LSM-ja, është dakorduar në takimin e përbashkët të kryetarit të LSM-së Sllobodan Trendafilov dhe sekretarit të Këshillit të LSM-së Zllatko Cvetkovski me kryetarin e KOSM-it Marjan Risteski dhe sekretarin e përgjithshëm të KOSM-it Goce Dellçev Todev.

"LSM dhe KOSM dëgjuan kërkesat e punëtorëve për nevojën e bashkimit të sindikatave dhe këtë vit së bashku organizojnë protestën e punëtorëve në Ditën ndërkombëtare të punës, 1 maj. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë së bashku dalin në protestën e punëtorëve më 1 maj me moton “Ne punëtorët”, kumtojnë nga LSM.

Foto: LSM

QËNDRONI TË LIDHUR