LSM: Deri në fund të vitit punëdhënësit të paguajnë K-15, e drejtë e garantuar me MPK
- Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përkujton se deri në fund të vitit punëdhënësit duhet të paguajnë regres për pushim vjetor që është e rregulluar me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat.
Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përkujton se deri në fund të vitit punëdhënësit duhet të paguajnë regres për pushim vjetor që është e rregulluar me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat.
"Si sindikatë përfaqësuese në sektorin publik, vitin e kaluar 2023 e nënshkroi Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, me të cilin pas një periudhe më të gjatë kohore krahas të drejtave të tjera e ka siguruar edhe të drejtën e regresit për pushim vjetor për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Në këtë kuptim përkujtojmë se kjo e drejtë duhet t'u sigurohet punëtorëve deri në fund të vitit, për çka në të vërtetë Qeveria në seancën e saj të fundit ka marrë vendim se gjithë sektori publik duhet të paguajë regres për pushim vjetor për të punësuarit, ndërsa punëdhënësit duhet ta respektojnë në tërësi", informojnë sot nga LSM.
Nga atje theksojnë se implementimi i Marrëveshjeve të përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe privat të nënshkruar nga LSM-ja është i detyrueshëm. mb/
Foto: MIA