• e enjte, 26 dhjetor 2024

LSDM-ja kundër hapjes së Akademisë shqiptare për shkencë dhe art

LSDM-ja kundër hapjes së Akademisë shqiptare për shkencë dhe art

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin anëtarësohen shkencëtarë të njohur nga të gjitha bashkësitë etnike. ASHAM poashtu duhet të jetë institucion që nuk guxon të jetë partiak apo të keqpërdoret nga individë për nevoja politike ditore. Kjo është diçka që ka ndodhur në të kaluarën, është qëndrimi i LSDM-së lidhur me paralajmërimet për themelimin e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art.

Sipas LSDM-së, atë që duhet të dijë opinioni është se çfarë ka premtuar Mickoski para formimit të Qeverisë lidhur me këtë kërkesë të VLEN-it.

"Kjo nuk është hera e parë që VLEN dhe liderët e saj e përmendin Akademinë shqiptare si projekt, por Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë heshtur vazhdimisht. Cilat kërkesa të tjera që janë të papranueshme për shumicën e qytetarëve, Mickoski i ka heshtur apo i ka pranuar fshehurazi? Patriotët më të mëdhenj Mickoski dhe Dimitrievski për hir të pozicionit komod në qeveri janë bërë të shurdhër ndaj këtyre kërkesave të VLEN-it dhe tani po përpiqen të poentojnë me një lloj mospranimi. Pyetja e vetme është se cili do të jetë çmimi për këtë dhe nëse ka ndonjë kërkesë tjetër nën tavolinë derisa akademia të kalojë", pyesin në LSDM.

Përfaqësuesit dhe liderët e partive që përbëjnë koalicionin “VLEN” këtë fundjavë kanë pasur një takim me Shoqatën e Akademisë shqiptare të shkencave dhe arteve në Tetovë nga ku paralajmëruan se komunat do ta financojnë këtë shoqatë, ndërsa kanë paralajmëruar aktivitete që kanë për qëllim të formohet akademia si institucion publik.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR