• e enjte, 26 dhjetor 2024

LSDM, ZNAM dhe VMRO-DPMNE dorëzojnë listat për deputetë, afati skadon në mesnatë

LSDM, ZNAM dhe VMRO-DPMNE dorëzojnë listat për deputetë, afati skadon në mesnatë

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme kanë arrit listat e deputetëve për zgjedhjet parlamentare nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, nga partia ZNAM, si dhe nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Janë dorëzuar listat për gjashtë njësitë zgjedhore. Afati për dorëzimin e listave zgjedhore për deputetë skadon në mesnatë.

KSHZ-ja pritet që në orën 16 të fillojë seancë ku do të përmbyllet Lista zgjedhore edhe për zgjedhjet presidenciale (24 prill) dhe për ato parlamentare (8 maj).

Në KSHZ pasditen e sotme u nënshkrua Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike nga ana e kandidatëve për president Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Bujar Osmani, Maksim Dimitrievski, Biljana Vankovska dhe Arben Taravari. Kodi nuk është nënshkruar nga Stevço Jakimovski. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR