• e diel, 24 nëntor 2024

LSDM: Referendumi kundër BE-së nuk ka mbështetje dhe nuk do të ketë sukses

LSDM: Referendumi kundër BE-së nuk ka mbështetje dhe nuk do të ketë sukses

Shkup, 5 shtator 2022 (MIA) – Nisma për referendum është vendim personal i Hristijan Mickoskit për shpëtimin e kolltukut të tij në VMRO-DPMNE, thonë nga LSDM-ja në reagimin ndaj paralajmërimit se VMRO-DPNE do të grumbullojë nënshkrime për shpalljen e referendimit të obligueshëm për Marrëveshjen e Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Qytetarët, potencojnë nga LSDM-ja, janë për progres, për anëtarësim në BE. Atë qëllim strategjik të shtetit, të vendosur që nga pavarësia, atë ëndërr të shumë gjeneratave, potencojnë, jemi në hap për ta realizuar.

I filluam negociatat me BE-në me identitet të mbrojtur maqedonas. Procesi evropian drejt anëtarësimit të plotë mbështetet nga të gjitha partitë politike që ia mendojnë të mirën shtetit dhe qytetarëve. Kundër BE-së janë vetëm Mickoski dhe partneri i tij prorus Apasiev. Iniciativa për Referendum është vendim personal i Hristijan Mickoskit për të shpëtuar kolltukun në VMRO-DPMNE. Pasi dështuan të gjitha gënjeshtrat e tij për bullgarizimin dhe asimilimin, pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së u arratisën dhe nuk e votuan kundër në Kuvend. Tani Mickoski kërkon që përgjegjësia për dështimet e tij të bie mbi anëtarët e tij", thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas partisë, në mënyrë të gabuar Mickoski kërkon ta shpëtojë kolltukun e tij, me përpjekje të reja për ta bllokuar shtetin dhe për ta bllokuar anëtarësimin në BE.

"Referendumi kundër BE-së, kundër gjuhës maqedonase në Union, nuk ka mbështetje nga qytetarët dhe nuk do të ketë sukses. Një iniciativë kundër BE-së nuk ka mbështetje as nga partitë opozitare, dhe ka qëndrime të ndara në vetë VMRO-DPMNE, ku po forcohet krahu pro-evropian, i cili nuk mendon njësoj si Mickoski dhe dëshiron ta mbështesë rrugën evropiane të vendit. Aq më tepër që Mickoski nuk është i ndershëm dhe gënjen anëtarët e tij, ashtu siç gënjen qytetarët. Konfirmim është deklarata e tij në takimin me ish-kryeministrin, Bojko Borisov, ku ai publikisht e mbështeti Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë", thuhet në reagimin e LSDM-së. 

QËNDRONI TË LIDHUR