• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

LSDM: Mickoski ta pyesë Orbanin përse ambasadori hungarez ka votuar për ndarje të Maqedonisë dhe Shqipërisë

LSDM: Mickoski ta pyesë Orbanin përse ambasadori hungarez ka votuar për ndarje të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Shkup, 27 shtator 2024

Takimi i sotëm mes Mickoskit dhe Orbanit nuk sjellë asgjë të re dhe shpresuese për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Këtë vizitë Mickoksi duhej ta shfrytëzonte dhe publikisht ta pyeste Orbanin, përse ambasadori i Hungarisë, përndryshe vend kryesues me BE-në, ka votuar për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Këtë duhej ty pyeste Mickoski. Përse qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në kryesimin e tij janë sjellë në situatë të jenë të fundit në radhë për inkuadrim në BE? Nëse kjo ka ndodhur ndonjëherë.

Mickoski duhej ta pyeste Orbanin përse nuk ndihmon, si partner strategjik, në periudhën kur kanë dakorduar kredi me prejardhje të dyshimtë, kineze, të ndryshojë në kornizë negociuese, siç premtonte Mickoski.

Mickoski dhe Orban nuk ofruan asgjë për qytetarët, përveç se vendosën t'i detyrojnë me 500 milionë euro të reja dhe ta minojnë perspektivën evropiane të shtetit. 

LSDM

________________________________________________________________________________________________________

***МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.***

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR