• e shtunë, 23 nëntor 2024

LSDM: Mickoski është kundër BE-së, blloku proevropian nuk do të lejojë bllokimin e së ardhmes

LSDM: Mickoski është kundër BE-së, blloku proevropian nuk do të lejojë bllokimin e së ardhmes

19 gusht 2023

Hristijan Mickovski konfirmoi se është kundër BE-së dhe dëshiron të bllokojë të ardhmen evropiane të vendit.

Mickoski dëshiron të tërheqë vendin dhe popullin edhe për 11 vjet jashtë BE-së, në izolim.

I gjithë rajoni duhet të përparojë dhe Maqedonia të jetë jashtë BE-së, e vetmuar dhe e izoluar.

Anëtarësimi në BE nuk është një lojë politike. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, për përmbushjen e një objektivi strategjik dhe interesit suprem kombëtar.

Koalicioni proevropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t'i nënshtrohet kësaj sjelljeje të papërgjegjshme dhe joshtetërore të Mickoskit.

Nuk do të lejojmë që qytetarët, e ardhmja e tyre, shteti të bllokohet nga DPMNE.

Ne do të luftojmë për një të ardhme evropiane dhe do të fitojmë sepse shumica e qytetarëve të Maqedonisë qëndrojnë pas anëtarësimit në BE.

 

LSDM - Qendra për Komunikime me Publikun

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre e as për gabimet eventuale drejtshkrimore ose të shtypit

QËNDRONI TË LIDHUR