• e enjte, 26 dhjetor 2024

LSDM-ja fillon aktivitete në terren në mbi 940 vendbanime

LSDM-ja fillon aktivitete në terren në mbi 940 vendbanime

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - LSDM-ja nga sot fillon me aktivitete intensive në terren nën moton "Krah për krah drejt fitores", paralajmëroi  sot kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski. 

Kovaçevski informon se LSDM-ja në periudhën e ardhshme do të vizitojë 946 vendbanime me potencialin e vet për të biseduar me qytetarët. 

"Në çdo vendbanim, në çdo rrugë, në çdo shtëpi, ndërtesë, mëhallë, bashkësi urbane, atje ku e kemi vendin, në mesin e popullit, së bashku me qytetarët. Krah për krah me popullin, me të gjithë qytetarët do të vizitojmë 946 vendbanime në të gjithë shtetin për të biseduar me ta, për të dëgjuar zërin e tyre për gjithçka që është më e rëndësishme për ta, të japim llogaridhënie për atë që shtë punuar vitin e kaluar,  por edhe për të thënë çfarë vijon në periudhën e ardhshme", tha Kovaçevski.

Kryetari i partisë theksoi se nevojitet unitet, bashkim dhe mobilizim i gjithë shoqërisë maqedonase për, siç tha, një fitore të re për shtetin tonë.

 "Ai u përqendrua edhe në përballjen me krizën ekonomike dhe energjetike, duke potencuar  se me paketën e masave kundër krizës në vlerë prej 760 milionë eurosh është arritur qëllimi dhe është arritur suksesi. Paralajmëroi ndryshime të mëdha në këtë dhe vitin e ardhshëm. Ekonomia, siç tha, do të vazhdojë të rritet, po ashtu do të vazhdojë edhe rritja e pagave dhe pensioneve.

 "Narrativi nxitës, destruktiv i opozitës në asnjë nivel nuk është i mirë për shoqërinë dhe ka vetëm një qëllim - të kthejë prapa Maqedoninë evropiane. Por, ne këtë piromanëve të së Majtës dhe të VMRO-DPMNE-së  nuk do t'ua lejojmë.  LSDM-ja është krah për krah me qytetarët dhe do t'i demaskojmë propagandat e dështuara, do ta trasojmë rrugën fituese të   politikave fituese që i udhëheqim së bashku me partitë e koalicionit dhe së bashku do ta mposhtim populizmin e lirë", përfundoi Kovaçevski. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR