LSDM: Filipçe, Petrovska, Despotovski dhe Bajdevski kandidatë të konfirmuar për kryetarë të partisë
- LSDM-ja sot kumtoi se Komisioni qendror zgjedhor i partisë i ka shqyrtuar kandidaturat e parashtruara për kryetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake më 30 qershor dhe se u konfirmua lista e vetme me katër kandidatë të konfirmuar.
- Post By Besnik Shuki
- 18:53, 7 qershor, 2024
Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - LSDM-ja sot kumtoi se Komisioni qendror zgjedhor i partisë i ka shqyrtuar kandidaturat e parashtruara për kryetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake më 30 qershor dhe se u konfirmua lista e vetme me katër kandidatë të konfirmuar.
"Në bazë të Statutit të LSDM-së, si dhe në bazë të Nenit 9 nga Rregullorja për kriteret, mënyrës dhe procedurës për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni qendror zgjedhor konfirmoi listë të vetme të kandidatëve të konfirmuar për kryetar të LSDM-së: Venko Filipçe, Sllavjanka Petroska, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski", thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Prej aty potencojnë se Komisioni ka konstatuar se kandidatura e Zllatko Ristevskit nga Manastiri, nuk mund të konfirmohet për shkak të mosplotësimit të kritereve të përshkruara me Statutin dhe Rregulloren.
Kjo listë e konfirmuar e katër kandidatëve do të publikohet në ueb faqen e LSDM-së së bashku me programet e kandidatëve dhe do të parashtrohet deri te gjitha Komisionet zgjedhore komunale, thuhet në kumtesë. bsh/