• e enjte, 26 dhjetor 2024

LSDM e vlerësoi Propozim-buxhetin për vitin 2025 si të pazhvilluar dhe parashtroi mbi 200 amandamente

LSDM e vlerësoi Propozim-buxhetin për vitin 2025 si të pazhvilluar dhe parashtroi mbi 200 amandamente

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Lidhja socialdemorkate e Maqedonisë nuk do ta mbështetë Propozim-buxhetin e Qeverisë për vitin 2025, e vlerlsoi si joreal dhe të pazhvilluar dhe parashtroi mbi 200 amandamente me fokus kryesor drejt rritjes së rrogave në sektorin publik dhe sigurimin e kushteve më të mira për punë dhe shërbime publike cilësore. Këtë e kumtoi sot lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe i cili tha se sipas projeksioneve Qeveria është e gatshme t'i detyrojë qytetarët "deri në tre brezat e ardhshëm, pa krijuar zhvillim".

"Ky Buxhet, siç është propozuar, është hartuar t'i përmbushë nevojat e pushtetit, dhe jo të qytetarëve. Qeveria parasheh rritje të BPV-së prej 3,7 për qind për vitin 2025, të cilin nuk do të mund ta realizojë, ndërsa vërtetim për atë janë projeksionet e Bankës popullore, e cila e caktoi në 3,3 për qind dhe dukshëm vlerësimi më real i Bankës botërore 2,5 për qind. Projeksioni qeveritar për rritje të lartë të BPV-së është vendosur në bazë joreale dhe ka për qëllim të arsyetojë deficit më të madh buxhetor. Qasja e këtillë do të thotë edhe rritje e borxhit publik pas sjellë kurfarë zhvillimi. Me fjalë të tjera do të shpenzojmë më shumë nga ajo që fitojmë, ndërsa borxhin do të duhet ta kthejmë në të ardhmen me siguri me tatime shumë më të larta apo me shkurtim të parave për shërbime të tjera më të mira publike. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se Qeveria është e gatshme t'i detyrojë qytetarët deri në tre brreza të ardhshëm, pa krijuar zhvillim", tha Filipçe.

Tthtë se Qeveria parasheh 250 milionë euri nga kredia e Hungarisë t'i plasojë si kredi të volitshme për ekonominë përmes bankave afariste, për të cilat është dakorduar ta paguajë dallimin në normën e interesit dhe shpenzimet bankare të kredive të cialt bankat do t'ua miraotjnë kompanive.

Lidhur me amandamentet, Filipçe theksoi se për të gjitha ka arsyetim solid dhe siç tha, ato janë parashtruar pas analizave serioze të sektorëve nga ekspertë të cilët punojnë me vite në ata sektorë.

Theksoi se LSDM konsideron se ishte i padrejtë kriteri sipas të cilit janë ndarë paratë nga kredia hungareze për komunat.

Me amandamentet e parashtruara LSDM opozitare propozon ndarje të 3.500.000.000 denarë nga Buxheti për vitin e ardhshëm për rritje të rrogave në sektorin publik. Me amandament i cili i referohet arsimit, LSDM propozon ndarje të 996.406.000 denarëve për rritje të rrogave për mësimdhënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm. Në polici, me amandament LSDM propozon rritje të rrogave prej 20 për qind, prëderisa, për rrogat e zjarrfikësve të ndahen 1.000.000.000 denarë në Buxhetin për vitin 2025. ab/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR