Loson: Mbështetje absolute në gjetjen e mënyrës së vërtetë për lëvizje të procesit eurointegrues
- Qeveria britanike jep mbështetje absolute në gjetjen e mënyrës së vërtetë për lëvizje të gjërave përpara në procesin e anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në vend, Methju Loson.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:46, 27 nëntor, 2024
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria britanike jep mbështetje absolute në gjetjen e mënyrës së vërtetë për lëvizje të gjërave përpara në procesin e anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në vend, Methju Loson.
Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, Loson tha se procesi i anëtarësimit në BE është i gjatë dhe ndonjëherë i frustruar dhe i vështirë, por se përfitimet janë të rëndësishme, si dhe se është me rëndësi t'u përmbahemi marrëvehsjeve të arritura.
"Pozicioni ynë si Britani e Madhe se është e drejtë sovrane e Maqedonisë së Veriut të kërkojë anëtarësim në BE. E kam shumë të qartë se shumica e qytetarëve e dëshirojnë atë dhe gjithashtu është e qartë se Qeveria dëshiron të bashkangjitet të bëjë progres dhe ka plan për atë. E vërej tensionin rreth asaj që jam pyetur për inkuadrim në BE edhe pse Britania e madhe u largua nga Unioni por kam dis apikëpamje të cilat shpresoj se do t'i pranoni si përvojën tonë. E para që duhet të thuhet se përvoja britanike prej vitit 1961 se është shpenzuar shumë kohë për t'i bashkangjitur BE-së. Aplikuam për anëtarësim në vitin 1961, ndërkaq nuk morëm anëtarësim të plotë deir në vitin 1973, Ato janë 12 vite në kohë kur BE-ja ishte shumë më pak e komplikuar. mendoj se nga perspektiva jonë ky është proces i gjatë dhe frustrues dhe i rëndë por përfitimet janë të rëndësishme për vendin tuaj. Poenta e dytë, të cilën dëshiroj ta theksoj, është se gjatë këtij procesi me rëndësi është t'u për,baheni marrëvehsjeve të arritura. Kemi dy marrëvehsje të rëndësishme. Marëveshja e Prespës e cila e zhbllokoi anëtarësimin në NATO dhe më pas Marrëvehsja BE e cila kërkonte kompromise të rënda të të dy palëve në mënyrë që të arrihej drejt asaj si zgjidhje për lëvizje përpara drejt hapjes së klasterit bazat siç është kushti për ndryshimet kushtetuese. mendoj se ai ështëp kompromis nag të dyja palët dhe se të gjindet mënyrë për lëvizje të gjërave përpara është diçka për të cilën Qeveria është e përkushtuar dhe Qeveria britanike absolutisht mbështetë në gjetjen e mënyrës së vërtetë", tha Loson.
Ai theksoi edhe se Plani për rritje është komponentë shumë e rëndësishme për qeverinë dhe shtetin i cili dëshiron të ketë zhvillim ekonomik.
"Në kuptim të asaj që ofrohet, shtoi, duke folur si investuesi i dytë më i madh në vend, mendoj se është me rëndësi të potencohet natyra e Planit për rritje i cili do t'u japë kompanive të vendit, kompanive të huaja që janë këtu qasje drejt tregut të vetëm evropian prej 450 milionë njerëzve, mundësi të rëndësishme. Bizneset britanike të cilat punojnë këtu janë shumë pozitive lidhur me këtë. Për qeverinë dhe shtetin të cilët dëshirojnë të shohin zhvillim ekonomik, Plani për rritje është komponentë shumë e rëndësishme. Do të thotë ofrohet shumë nga BE-ja. Pozita briranike është të mbështetet vendimi juaj sovran të bashkangjiteni", theksoi ambasadori.
Theksoi edhe se sundimi i së drejtës dhe respektimi i ligjeve dhe marrëvehsjeve dhe posedimi i sistemit i cili është i liruar nga korrupsioni është me rëndësi vitale për investimet biznesore.
Tema të tjera për të cilat kemi folur, shtoi ai, është të sigurohet shtyllat e demokracisë të jenë fuqishme posaçërisht në kohë të vështira për Evropën. "Punojmë me Qeverinë, shoqërinë civile, posaçërisht në pjesën e përballjes me dezinformatat, kërcënimet kibernetike dhe përforcimin e demokracisë. jam posaçërisht i kënaqur që programi ynë Strategjia nacionale zhvillimore e cila zbatohet nga KB-ja dhe e cila siguron vegla afatgjate për planifikim jo vetëm për Qeverinë, por edhe për shoqërinë civile dhe të rinjtë, u miratua nga të gjitha aprtitë një Kuvend. mendoj se ky është kontributi britanik për përforcimin e demorkacisë suaj dhe përforcimit të institucioneve tuaja", tha ambasadori britanik. ab/
Fotо: printskrin