• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lorens: Turk është i tronditur nga deklarata e ministrit izraelit Smotriç për vdekjen e banorëve të Gazës nga uria

Lorens: Turk është i tronditur nga deklarata e ministrit izraelit Smotriç për vdekjen e banorëve të Gazës nga uria

Nju-Jork, 9 gusht 2024 (MIA) - Xheremi Lorens, zëdhënësi i prëfaqësuesit të lartë të Kombeve të bashkuara për të drejta të njeriut, Uolker Turk, sot deklaroi se përfaqësuesi i lartë i KB-së është "i tronditur dhe tmerruar" nga komentet e minsitrit izraelit të Financave, Bezalel Smotriç, të cilat sugjerojnë se mund të "arsyetohet" vdekja nga uria e popullatës së Gazës me qëllim që të lirohen pengjet izraelite.

"Tirk i dënon më se ashpër komentet e Smotriçiq, të cilat nxisin urrejtje kundër civilëve të pafajshëm", tha Lorens në konferencën për shtyp, shkruan "Tajms of Izrael".

Paraparkisht këtë javë, Smotriç në konferencë për shtyp tha se "askush nuk do të lejojë dy milionë civilë të vdesin nga uria, edhe pse kjo mund të arsyetohet edhe moralisht përderisa bzk kthehen pengjet tona (izraelite)".

Lorens vlerësoi se "vdekja nga uria e civilëve si metodë e luftës është krim lufte".

"Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë dhe publike rrezikon të nxisë krime të tjera. Deklaratat e këtilla, posaçërisht nga nëpunësit publik, menjëherë duhet të ndalojnë, duhet të hetohen dhe nëse konstatohet se paraqesin vepër penale, duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen", tha Lorens. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR