• e shtunë, 29 qershor 2024

Lokalizohet zjarri në Likovë

Lokalizohet zjarri në Likovë

Kumanovë, 5 gusht 2023 (MIA) - Zjarri në Likovë është shuar, kumtuan sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarri është vënë nën kontroll rreth mesnatës. Në shuarje, përveç zjarrfikësve të Kumanovës, ka marrë pjesë edhe popullata vendase dhe përfaqësues nga industria pyjore. Për momentin nuk ka djegie, por për shkak të rrezikut për rishfaqje ka një ekip që është vazhdimisht në terren.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe mbi fshatin Sllupçan, në drejtim të Vaksincës, duke djegur bar të thatë dhe shkurre. Në terren janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës, si dhe përfaqësues nga NP "Pyjet Kombëtare".

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar edhe në lagjen Karposh në djegien e barit të thatë rreth orës 21:00. Zjarrfikësit nga Staro Nagoriçani kanë shuar zjarrë në fshatin Rugincë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR