• e hënë, 26 gusht 2024

Lokalizohet zjarri në fabrikën e qumështit në rajonin e Tetovës, nuk ka të lënduar

Lokalizohet zjarri në fabrikën e qumështit në rajonin e Tetovës, nuk ka të lënduar

Tetovë, 25 gusht 2024 (MIA) - Zjarri në kompaninë për përpunimin e qumështit Hit 73 në Kamjan të komunës së Bogovinës është shuar pas gati dy orë nga ana e zjarrfikësve.

Sipas informacioneve nga ekipet e kujdestarisë në Njësinë territoriale kundër zjarreve në Tetovë, zjarri është raportuar në orën 18 e 20 minuta. Në shuarjen e zjarrit ka intervenuar i gjithë ndërrimi, si dhe të gjithë zjarrfikësit që kanë ardhur gjatë turnit të natës nga ora 19.

"Për momentin kemi lokalizuar zjarrin, tani pjesa e poshtme e fabrikës është në flakë, por pjesa më e madhe është shuar. Kemi intervenuar me ekskavator dhe makineri të ndryshme. Kanë ardhur zjarrfikës edhe nga qytete të tjera, kanë ndihmuar edhe kompani lokale me cisterna dhe makineri. Nuk mund t'ju them se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Dëmi është i madh, fabrika është me kapacitet të plotë. Faleminderit Zotit që nuk ka viktima apo të rrezikuar nga zjarri", ka thënë Avni Ameti, komandant i NjTKZ Tetovë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informuan se në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Gostivari, Shkupi dhe Kavadari.

"BMKZ e Qytetit të Shkupit me dy automjete ka arrit në vendin e ngjarjes në Tetovë", ka informuar Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

Tymi i dendur nga zjarri në kompaninë e qumështit e cila ndodhet dhjetë kilometra larg Tetovës është vërejt edhe në qytet, ndërsa është ndjerë edhe erë e pakëndshme.

Foto: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR