• e hënë, 08 korrik 2024

Lokalizohet zjarri mes Bogdancit dhe Dojranit

Lokalizohet zjarri mes Bogdancit dhe Dojranit

Bogdanci, 31 gusht 2023 (MIA) - Është shuar zjarri mes Bogdancit dhe Dojranit i cili shpërtheu sot në mesditë në malin Karabalia afër fshatit Selemli në kufirin me Greqinë.

Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, nuk ka më shenja të djegies.

"Gjatë natës përfaqësuesi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), si dhe një ekip lokal i zjarrfikësve do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes për të mos ardhur deri të vatra të reja zjarri", thotë Angellov në video deklaratën në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, nëse nesër përsëri ndodhë ndonjë paraqitje e zjarrit, dy aeroplanë "ertraktor" janë gati për të vepruar.

Zjarri është shuar nga aeroplanë dhe zjarrfikës nga Gjevgjelia dhe Dojrani për më shumë se tetë orë dhe sipas informacioneve fillestare janë djegur pyje me sipërfaqe të ulët.

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR