• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lokalizohet zjarri afër Pehçevës

Lokalizohet zjarri afër Pehçevës

Pehçevë, 31 korrik 2024 (MIA) - Është lokalizuar zjarri i madh që dje shpërtheu mbi fshatin Negrevë të Pehçevës. Shuarja e zjarrit ka zgjatur thuajse dy ditë, pasi mbrëmë ka rrezikuar të përfshijë qytetin e Pehçevës për të cilin sot qyteti gjatë gjithë ditës ka qenë i mobilizuar.

Më kritike ka qenë situata në lokalitetin Ravno Borje, ndërsa në shuarjen e zjarrit janë përfshirë më shumë persona ku nga komuna kanë shprehur mirënjohje të madhe ndaj të gjithëve.

"Mirënjohje Shoqatës vullnetare kundër zjarreve "Pehçevë", NjTKZ Berovë, punonjësve të "Ravna Reka" Pehçevë, Policisë pyjore - Pehçevë, punonjësve të MPB-së, Armatës së RMV-së, punonjësve të komunës së Pehçevës, zjarrfikësve nga e gjithë Maqedonia. Mirënjohje edhe ndaj MPB-së për punën me helikopterët e saj, er traktorëve të QMK-së, punonjësve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, popullatës lokale nga fshatrat Negrevë dhe Pehçevë, mekanizimit të disa kompanive me përgjegjësi shoqërore, vullnetarëve nga qytetet fqinje. Kemi marrë ndihmë të parezervë edhe nga kompanitë dhe firmat me përgjegjësi shoqërore", theksojnë nga komuna.

Ata kanë apeluar tek të gjithë qytetarët e Pehçevës dhe rrethinës që të kenë kujdes, sepse me temperaturat e larta ekzistuese mund të shkaktohen përsëri zjarre me përmasa të mëdha.

Më herët gjatë ditës është hapur pikë donacioni ku qytetarët nga Maleshevia dhe Pianeci kanë dhuruar produkte për pjesëmarrësit në shuarjen e zjarrit.

Në zjarrin janë djegur pyje me pisha, ndërsa sipërfaqja e saktë e parcelave të djegura nga komuna dhe organet kompetente do të konstatohet në mënyrë plotësuese.

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR