• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lokaliteti arkeologjik “Stobi” me mbi 180 mijë euro mjete të pakthyeshme nga BE-ja, është shembull i përfitimeve të dukshme nga eurointegrimet

Lokaliteti arkeologjik “Stobi” me mbi 180 mijë euro mjete të pakthyeshme nga BE-ja, është shembull i përfitimeve të dukshme nga eurointegrimet

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje evropiane në Qeverinë teknike, Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska - Stojçevska, si dhe zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot e vizituan lokalitetin "Stobi" ku janë duke u zhvilluar aktivitete për realizimin e projektit “Punimet konservuese-restauruese dhe forcimin e godinës së Stacionit të vjetër hekurudhor dhe përshtatjen e saj në qendrën për vizitorë".

"Me mbështetjen e miqve tanë evropian dhe partnerëve në këtë projekt, 'Stobi' dhe objektet e infrastrukturës përreth, bëhet një vend tërheqës për vizita turistike, veçanërisht në fushën e turizmit kulturor. Si një vend i rëndësishëm i trashëgimisë historike dhe arkeologjike, në vendin tonë dhe të Evropës,  kombinuar me mjedisin natyror, 'Stobi' fiton potencialin për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe kulturor të të gjithë rajonit", thekson zëvendëskryeministri Mariçiq. 

Ai theksoi se vlera e lokalitetit është njohur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat përmes Fondit të ambasadorit tre herë kanë ofruar mbështetje direkte financiare edhe atë për: konservim dhe restaurim të "Stobit", konservim dhe restaurim në bazilikën peshkopale dhe ndërtimin me harqe - Forumi romak.

"Ky projekt mes partnerëve nga Greqia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut vetëm se konfirmon rëndësinë e integrimit evropian të vendit tonë. Vazhdimi i negociatave me BE-në nënkupton edhe hapjen e më shumë fondeve të BE-së për ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë së pasur kulturore të vendit dhe vlerave të qëndrueshme së kulturës evropiane", theksoi Mariçiq.

Ai theksoi se ky dhe shumë projekte të ngjashme janë tregues i qartë se BE-ja e njeh autenticitetin e kulturës, veçantinë dhe identitetin e Maqedonisë, veçantinë, identitetin dhe anëtarësimin tonë në BE, nga i cili nuk do të heqim dorë, kjo edhe më shumë do të forcojë dhe promovojë trashëgiminë tonë të pasur kulturore-historike.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska-Stojçevska ka thënë se Bashkimi Evropian ka investuar mbi 495.000 euro mjete të pakthyeshme në projektin “Europos Platino Stobi – e kaluara evropiane, e ardhmja dhe vlerat kulturore”. Prej tyre, 186 mijë euro ka marrë “Stobi” për adaptimin e godinës në të cilën vizitorët do të kenë mundësinë të shohin shtresën kulturore të këtij lokaliteti arkeologjik me çka “Stobi” bëhet më tërheqës për turistët.

"Kjo iniciativë e cila ishte pranuar edhe nga partnerët në Greqi se fondet e BE-së jo vetëm që na çojnë më shpejt në rrugën evropiane, por gjithashtu kontribuojnë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe forcimin e komunikimit dhe besimit", vlerëson Kostandinovska-Stojçevska. 

Ajo e përgëzoi drejtorin e lokalitetit arkeologjik “Stobi”, Spase Perovski dhe të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre në sigurimin e fondeve evropiane përmes programit ndërkufitar IPA me Greqinë.

"'Stobi' është një atraksion në vete, por përmbajtjet që do të ofrohen në Qendrën do të jenë një vlerë e shtuar për çdo vizitor që do të ketë mundësinë të përjetojë përvojë të re vizuale, edukative dhe interaktive", theksoi Kostandinovska-Stojçevska e cila shtoi se përveç historisë së lashtë të këtij qyteti antik, përmes kësaj qendre do të dëgjohet në mënyrë moderne edhe zëri i historisë, kulturës dhe identitetit të kulturës aktuale të Maqedonisë. qa/

Foto: SÇE dhe Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR