• e premte, 27 dhjetor 2024

Loga - Bunoza: Anëtarësimi në BE është rruga e vetme për përparim

Loga - Bunoza: Anëtarësimi në BE është rruga e vetme për përparim

 Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga realizoi takim me homologun e tij, Ministrin e Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Davor Bunoza, me të cilin biseduan për sfidat e përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe të ardhmen evropiane të dy shteteve tona.

 Siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, në takim u diskutua për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit në gjyqësor, dhe arritën në konkludim se të dy vendet po përballen me probleme të natyrës së ngjashme. 

 "Vëmendje të veçantë iu kushtua digjitalizimit të gjyqësorit, ku kolegu Bunoza na njoftoi lidhur me sistemin CMS me të cilin në mënyrë shumë të suksesshme punojnë gjykatat. Me këtë vërtetohet që tek ata digjitalizimi i gjyqësorit është më i zhvilluar se në Republikën e Maqedonisë së Veriut", theksohet në Ministrinë e Drejtësisë.

Në fund u dakorduan se rruga e vetme për progres dhe arritjen e të gjitha qëllimeve për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

 Foto: Miniistria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR