• e premte, 27 dhjetor 2024

LOE nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë

LOE nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - Zgjidhja e barrierave teknike në tregti, harmonizimi me zinxhirin e furnizimit, ndjekja dhe transparenca e zinxhirëve të furnizimit me fokus "çrezikimi i zinxhirit të furnizimit", janë objektivat kyçe të Memorandumit për Bashkëpunim të cilin e nënshkroi Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) dhe Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC).

Siç informoi LOE, ITC në mënyrë aktive zhvillon sistem të përqendruar të inteligjencës artificiale të quajtur "Analizë e avancuar e të dhënave dhe modelimi i të dhënave për tregti të jashtme" (ADAMftd) i cili do të shfrytëzojë të dhëna historike dhe tregtare në kohë reale që ta parashikojë të ardhmen e tregtisë, ndërsa bizneset do të kenë qasje në të dhëna për klientët dhe konkurentët, duke përfshirë edhe çmimet e pagesës, historinë e transaksioneve, të dhënat për ofertën dhe kërkesën dhe mundësitë për parashikim, që t'u përgjigjet këtyre sfidave. Pas përfundimit të fazës së parë të zhvilimit të ADAMftd, ITC planifikon të bëjë investim me prioritet në Maqedoninë e Veriut. 

"ITC e njeh rëndësinë ekonomike të rritjes të Maqedonisë së Veriut si një qendër e rëndësishme për zinxhirët e furnizimit, mundësinë e modelimit dhe autentifikimit të zinxhirit të furnizimit. Lidhja e Odave Ekonomikë është e para në rajon që i bashkohet Këshillit Ndërkombëtar të Tregtisë, i cili është një mundësi e shkëlqyer për kompanitë që të zgjerojnë shtrirjen e tyre globale dhe të rrisin mundësitë e tyre të tregtisë ndërkombëtare me rregulloret e reja globale dhe mundësitë e tregut të hapur për tregti, rrjetëzim dhe lidhjet me partnerët e mundshëm", thekson LOE.

Në mbledhjen në të cilën ishte nënshkruar Memorandumi për bashkëpunim morën pjesë kryetari i LOE, Trajan Angelloski, nënkryetarët Sasho Dukoski dhe Goran Gjorgjievski, Zagorka Bllazhevska, drejtor i "Vita Nova" dhe Tristan Evans, zëvendëskryetar i ITC. Video paraqitje kishte edhe Xhejms Semjuel Jork, drejtor kryesor ekzekutiv i ICTTM (The International Centar of Trade Transparency Limited). fc/

Fotografia: LOE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR