• e shtunë, 23 nëntor 2024

LO: Arrestohet atleti australian për posedim të kokainës

LO: Arrestohet atleti australian për posedim të kokainës

Paris, 7 gusht 2024 (MIA) – Një atlet australian i hokejit në fushë është arrestuar nën dyshimin se ka blerë kokainë gjatë Lojërave olimpike në Paris 2024.

Ndaj sportistit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nuk është ngritur kallëzim penal.

"KOA vazhdon të hetojë këtë rast dhe po ofron mbështetje për anëtarin e saj", thekson KOA.

Sipas mediave franceze, australiani u arrestua teksa blinte kokainë të martën.

Australia përfundoi garën në turneun olimpik të hokejit në fushë për meshkuj të dielën me humbje nga Holanda në çerekfinale.

FOTO: X

QËNDRONI TË LIDHUR