• e enjte, 26 dhjetor 2024

Llukarevska: Përmes dialogut ta sigurojmë të ardhmen evropiane të shtetit

Llukarevska: Përmes dialogut ta sigurojmë të ardhmen evropiane të shtetit

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - LSDM ia shtriu dorën VMRO-DPMNE-së dhe ofroi pesë vende ministrore për të hyrë në Qeveri, e madje ishte ofruar edhe lideri i partisë, Hristian Mickoski të ulet në kolltukun e kryeministrit, me qëllim që të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe përems dialogut ta sigurojmë të ardhmen evropiane të shtetit, porositi zëvendëskryetarja e Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë, Sanja Llukarevska.

"Më vjen mirë që pas një kohe të gjatë ka pranim se edhe DPMNE është për ndryshimet kushtetuese dhe se atë dorë të shtrirë e kanë respektuar. Madje edhe kryetari ynë, Dimitar Kovaçevski tha se nëse dëshirojnë, Mickoski mund të ulet në vendin e kryeminsitrit. me atë tregojmë se askush nuk lufton për rejtingje politike, partiake, përkundrazi, luftojmë për të ardhmen evropiane, sepse e realizuam qëllimin strategjik, anëtarësimin në NATO, ndërsa anëtarësimi në BE është gjithashtu pjesë e programit parazgjedhor. BE-ja shumë më tepër do ta respektojë unitetin tonë, se sa pengesat e përditshme për të cilat dëshmojmë çdo ditë përmes deklaratave", theksoi Llukarevska gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Argument Plus" në Televizionin 24. 

Sipas Llukarevskës, të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe të gjithë përfaqësuesit e lartë të BE-së qartë thonë se shteti ynë dhe vendet nga Ballkani Perëndimor i nevojiten Bashkimit Evropian, prandaj tani duhet ta përfundojmë detyrën tonë të shtëpisë.

"Nëse ndryshimet kushtetuese nuk ndodhin, do të kthehemi prapa në izolim dhe do të funksionojmë si në një kohpë të errët regjimi, e atë nuk duhet ta lejojë askush, por përmes kompromisit, përmes dialogut, përmes negociimit duhet të tregojmë se jemi shtet të cilin forcat progresive e çojnë përpara dhe meriton të jetë pjesë e BE-së", shtoi Llukarevska. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR