• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Llukarevska nga Tearca: Investimet e reja janë dëshmia më e mirë se ekonomia është e qëndrueshme dhe konkurruese

Llukarevska nga Tearca: Investimet e reja janë dëshmia më e mirë se ekonomia është e qëndrueshme dhe konkurruese
Shkup, 25 nëntor 2022 (MIA) -Gati çdo javë jemi dëshmitarë të fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të ndonjë investimi të huaj dhe kjo është dëshmi se me politika efikase dhe të përgjegjshme arritëm ta stabilizojmë ekonominë vendore dhe ta bëjmë edhe më shumë konkurruese edhe në kohë të krizës, porositi sot nga Tearca zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. "Para vetëm dy ditëve, u hodh gurthemeli i investimit të ri të kompanisë gjermane 'Kil' që kushton 9,2 milionë euro ku do të punësohen rreth 150 njerëz. Më parë në zonën e njëjtë zhvillimore teknologjike filloi ndërtimi i fabrikës për automobila elektrikë. Po hapen fabrika edhe përgjatë qyteteve të tjera, ndërsa vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti, në zonat zhvillimore teknologjike industriale janë punësuar mbi 2.000 qytetarë, që vetëm konfirmon se ekonomia vendore është një prej më atraktiveve për investitorët e huaj në kohë të krizës", porositi Llukarevska. Siç bëhet e ditur në kumtesën e LSDM-së, zëvendëskryetarja Llukarevska theksoi se me Buxhetin për vitin 2023 do të vazhdojë ndihma për qytetarët dhe ekonominë me qëllim që më shpejtë dhe më lehtë të tejkalojmë të gjitha pasojat nga kriza. "Në buxhetin për vitin 2023 janë siguruar mjete për rritje të re të pagave dhe pensioneve, por edhe afro 800 milionë euro për investime kapitale, gjegjësisht për rrugë të reja, ujësjellës, kopshte, shkolla dhe spitale. Kemi para edhe për rritje të limitit të një prej masave më të suksesshme, kthimin e TVSH-së e rritëm nga 1.800 në 2.100 denarë", theksoi Llukarevska. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR