• e enjte, 26 dhjetor 2024

Llukarevska: Dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë të dukshme, në vend të polisterolit ka projekte kapitale, në vend të presioneve në administratë, ka paga më të larta

Llukarevska:  Dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë të dukshme, në vend të polisterolit ka projekte kapitale, në vend të presioneve në administratë, ka paga më të larta

Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - LSDM u dëshmua si një aleat i kujdesshëm i qytetarëve, shtresave të cenueshme, fermerëve dhe kompanive. Në kushtet e krizave të mëdha botërore rritëm pagat, pensionet, ndihmat për qytetarët, thotë nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.

Llukarevska në një intervistë për javoren "Fokus" thekson se "dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë të dukshme, në vend të polisterolit ka projekte kapitale, në vend të presioneve në administratë, ka paga më të larta, nuk ka mbyllje të mediave dhe grumbullime lajmesh, nuk ka rrahje për deputetë dhe gazetarë në Kuvend, nuk ka kërcënime".

Sa i përket zgjedhjeve, ajo thekson se ato kanë rëndësi referendumi – nëse vendi do të ecë përpara apo do të kthehet prapa.

"LSDM-ja është dëshmuar si aleat i kujdesshëm i qytetarëve, kategorive të cenueshme, fermerëve, kompanive dhe atë në kushtet e krizave të mëdha botërore: pandemike, energjetike dhe ekonomike. Duhej të ruheshin vendet e punës, të mbijetohej. Nëse kësaj i shtohet edhe gjendja në të cilën e gjetëm vendin në vitin 2017 dhe për nga parametrat ekonomikë, atëherë duket qartë se sa përpjekje janë bërë nga kjo qeveri për të ulur pasojat e krizave. Dhe në një krizë të tillë, kohë të pasigurta, rritëm pagat, pensionet, asistencën sociale. Kemi sjellë pako masash për ndihmë financiare, të cilat opozita as që ka dashur t'i votojë", thekson Llukarevska.

Sipas saj, çdo qeveri e LSDM-së është dashur të marrë vendime të vështira, nuk ka vonuar, nuk i ka anashkaluar, por është përballur me problemet.

Ajo gjithashtu informon se partia tani është duke punuar në programin e ri. Ajo është e bindur se LSDM-ja do të fitojë dhe do të formojë qeverinë e kryesuar nga kryetari Dimitar Kovaçevski.

"Do të vazhdojmë fuqishëm rrugën evropiane drejt vitit 2030, kur Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Do të jetë një fitore e arsyes dhe e dëshirës për ta bërë vendin tonë të jetojë sipas standardeve të anëtarëve të Unionit. Ka shumë studime që tregojnë se një pjesë e madhe e të rinjve që emigruan nga vendet e tyre para se të bëheshin anëtarë të BE-së u kthyen në vend kur vendet e tyre arritën në hapin e vendeve anëtare të BE-së. Ky është dhe duhet të mbetet motivimi ynë më i madh", thotë Llukarevska.

Ajo gjithashtu vlerëson se opozita nuk ka asnjë qëndrim apo plan. sa/

foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR