• e enjte, 04 korrik 2024

Llukarevska: Është paradoks politik të propozohen ministra dhe të mos votohet për qeverinë teknike

Llukarevska: Është paradoks politik të propozohen ministra dhe të mos votohet për qeverinë teknike

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE duhet të mësojë se çfarë nënkuptojnë detyrimet ligjore, se dispozitat ligjore duhet të respektohen. Nëse dikush ofron ministrat e tij, merr resorët e duhur dhe nuk voton për të njëjtët, atëherë ku është justifikimi? Është thjesht një paradoks politik, thekson nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoreshë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska.

Ajo gjatë pjesëmarrjes në televizionin Sitel theksoi se në LSDM janë duke u zhvilluar proceset për propozimin e kandidatit për president dhe kandidatëve për deputetë dhe se në mënyrë shtesë do të vendoset se si do të veprojnë në zgjedhje.

"Ky është fokusi ynë për momentin, më tej do të shohim. Duhet të bëjmë debate në nivel të udhëheqësisë, të bisedojmë me partnerët tanë të koalicionit, të shohim analizat, sondazhet, etj. dhe më pas të marrim vendimin e duhur. Për ofertat kadrovike në listat zgjedhore është herët të flasim. Ofertën më të mirë kadrovike në këto zgjedhje do ta ketë LSDM-ja, kuptohet bashkë me atë që do të thotë koalicion, para së gjithash e kam fjalën për koalicionin që e kemi në kuadër të Kuvendit", ka thënë Llukarevska.

Ajo shtoi se agjenda e BE-së do të jetë simbolika në kuadër të procesit të fushatës zgjedhore të LSDM-së dhe se janë të hapur për të gjitha partitë politike që aspirojnë të njëjtën.

 

QËNDRONI TË LIDHUR