• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Llorkovski për MIA-n: Sa më shumë burime ripërtëritëse, integrimi me fqinjët dhe efikasitetin energjetik, aq çmim më i ulët për energjinë

Llorkovski për MIA-n: Sa më shumë burime ripërtëritëse, integrimi me fqinjët dhe efikasitetin energjetik, aq çmim më i ulët për energjinë

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Rrirja e burimeve të ripërtërira të energjisë, integrimi me fqinjët dhe efikasiteti energjetik janë faktorët që do të ndikojnë në uljen e çmimit të energjisë elektrike në vend, ndërsa sa më shumë dhe më gjatë shfrytëzohet qymyrguri, aq më e lartë do të jetë çmimi në të ardhmen, thotë në video intervistën për MIA-n drejktori i Sekretariatit të Bashkësisë energjetike, Artur Llorkovski, i cili sot është për vizitë në vend. Theksoi se këto janë burime shumë të thjeshta, por përmend se ky është vendim për të cilin, siç thekson, së shpejti duhet Qeveria të bëjë strategji dhe ta dorëzojë në Sekretariat.

I pyetur se cilat janë pritjet e tyre për çmimin e rrymës në të ardhmen, Llorkovski, thotë se Maqedonia e Veriut është vend me ekonomi tregtare edhe se rregulli kryesor në ekonominë tregtare është se çmimi duhet ta mbulojë çmimin për prodhimtari.

"Sipas këtij shembulli, sa më shumë burime të rinovueshme të jenë në sistem, aq më e lirë do të jetë energjia elektrike. Sa më i madh të jetë integrimi me fqinjët, në mënyrë që shpenzimet e bilancit të jenë më të ulëta, aq më i ulët do të jetë çmimi në të ardhmen. Sa më e ulët të jetë nevoja për energji për shkak të rritjes së efikasitetit të energjisë, aq më i ulët do të jetë çmimi. Kështu që, këto janë zgjedhje shumë të thjeshta. Por sa më shumë dhe më gjatë të përdorni qymyr, aq më i lartë do të jetë çmimi në të ardhmen. Pra, në një moment do t'ju duhet të merrni një vendim dhe ky vendim është pikërisht ai që presim nga qeveria juaj t'i dorëzojë Sekretariatit një strategji deri në vitin 2030 dhe të shpjegojë se cila do të jetë strategjia e dekarbonizimit, cili është kapaciteti i burimeve të rinovueshme, i cili është vizioni për integrimin e tregut rajonal, të cilat janë kapacitetet e ardhshme prodhuese të bazuara në qymyr. Ky është një vendim që së shpejti duhet ta marrë Qeveria juaj", ka thënë Llorkovski në intervistën që do të publikohet e plotë nesër.

Lidhur me rrugën tonë drejt integrimit të plotë me Bashkësinë evropiane në fushën e energjetikës, Llorkovski thotë se jemi pikërisht në mes. Më shumë është bërë në fushën e energjisë elektrike, ndërsa nevojitet përmirësim i performansave në fushën e gazit dhe dekarbonizimit.

Shkak për vizitën e tij, thekson Llorkovski është që të gjejë mënyrë me Qeverinë e re dhe Kuvendin që të vendoset program punues për muajt dhe vitet e ardhshme, si të arrihet progres në të ardhmen. mb/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR