• e enjte, 26 dhjetor 2024

Llokvenec: Investime në hekurudhë që ta kthejmë në vendin e duhur

Llokvenec: Investime në hekurudhë që ta kthejmë në vendin e duhur

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Shtatëqind kilometrat e hekurudhës ekzistuese duhet të rriten për 20 për qind me ndërtimin e 150 kilometrave të reja në krahun lindor dhe perëndimor të Korridorit 8. E gjithë kjo, siç thotë për MIA-n drejtori i HRMV Infrastrukturë, Hari Llokvenec, është e parëndësishme nëse nuk investojmë në infrastrukturën ektistuese dhe nuk e sjellim afër kapacitetit dhe cilësisë maksimale.

"Në hekurudhat maqedonase ka traversa më të vjetër se gjysmë shekulli, dhe ky nuk është shembull vetëm në hekurudhat e Maqedonisë, por edhe në hekurudhat e të gjithë rajonit, jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në vendet që janë anëtare të BE-së. Vetë cilësia e hekurudhave duhet të jetë një nga prioritetet më të mëdha, sepse përveç sinjalizimit, lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen dhe sigurinë e udhëtarëve në përgjithësi, por edhe të trenave të mallrave që kalojnë nëpër hekurudhat tona", thotë Llokvenec në një intervistë për MIA-n.

Është koshient se vepron në mënyrë befasuese të shpejtësisë së 20 kilometra në orë në hekuurhdën afër Velesit, por sqaron se kjo është rezultat i këshillave të ekspertëve dhe inxhinierëve, të cilët punojnë shumë vite në Hekurudhën e Maqedonisë.

Qëllimi me investime në Hekurudhë, siç thekson, e ajo është që të kthehet në vendin e vërtetë, të mund të kontribuojë për jetë më cilësore të qytetarëve dhe të jetë ndihmë e ekonomisë vendore dhe konkurrencën e saj

"Pres që shumë shpejt të dalë në tregun evropian. Konkurenca nënkupton që një nga variablat është transporti cilësor dhe i lirë që hekurudha mund t'u ofrojë përdoruesve të saj", thekson Llokvenec.

Ai apelon për respektim rigoroz të sinjalistikës rrugore dhe hekurudhore nga drejtuesit e mjeteve në komunikacionin rrugor, duke theksuar se procedurat e komunikacionit hekurudhor janë tepër strikte dhe respektohen. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR