• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) -  Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, kanë konstatuar në takimin e sotëm ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe Xhilian Stirk,  shefe e misionit   për  vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme të OSBE-Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Në takim, siç theksoi Ministria e Drejtësisë, ministri Lloga u njoftua me aktivitetet e planifikuara të misionit, i përbërë nga 12 ekspertë ndërkombëtarë, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të mbërrijnë në vend një ditë para votimit. 

 

Ambasadorja Stirk njoftoi se ekipi i ekspertëve do të punojë për çështje që kanë të bëjnë me administratën, financimin politik, financimin e fushatës, si dhe do të monitorojnë mediat.

  Lloga e informoi   Strikun për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë në periudhën e kaluar për të mundësuar një proces të drejtë zgjedhor. 

"Bëhet fjalë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilin janë inkorporuar një pjesë e madhe e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe mbrojtjen që e jep Kodi Penal, i cili përmban një kapitull të veçantë të dispozitave me të cilat kriminalizohen veprat kundër zgjedhjeve dhe votimit", informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga atje theksojnë se mbetet sfidë për institucionet që gjatë fushatës zgjedhore, të përballen me sukses me gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme. 

"Jam i bindur se legjislacioni ligjor është në nivel të kënaqshëm për të pasur zgjedhje të drejta dhe demokratike. Pres që institucionet të kenë përgjegjësi të madhe dhe t'u përgjigjen me sukses dhe profesionalizëm të gjitha sfidave dhe detyrave për organizimin e një procesi zgjedhor demokratik me standarde të larta”, tha Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të sillen në nivelin më të lartë sepse këto zgjedhje nuk janë fundi i botës, por një proces i cili e përcakton të ardhmen tonë dhe angazhimin për të qenë pjesë e BE-së", theksoi ministri Lloga.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR