• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lloga-Silvestri: Italia është një mbështetës i fortë i vendit tonë në procesin eurointegrues 

Lloga-Silvestri: Italia është një mbështetës i fortë i vendit tonë në procesin eurointegrues 

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri, me ç'rast e falënderoi për mbështetjen që Italia i jep vendit tonë në fushën e reformave dhe në procesin e integrimit. 

Ambasadori Silvestri, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, u njoftua për procesin e ndryshimeve kushtetuese, përbërjen e grupit të punës, reformat zgjedhore, Strategjinë e Reformës në Gjyqësor 2023-2027, procesin e digjitalizimit në gjykata dhe në prokuroritë publike. 

Lloga dhe Silvestri konkluduan se bashkëpunimi rajonal duhet të vazhdojë, ndërsa reformat të zbatohen paralelisht me integrimin në BE. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR