• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga-Bomgartner: Franca do të mbështesë reformat në gjyqësor

Lloga-Bomgartner: Franca do të mbështesë reformat në gjyqësor

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Franca është në mesin e miqve më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut, e cila  luan një rol kyç në shumë procese me peshë, siç është propozimi francez, i cili na riktheu shpresën për hapjen e procesit të integrimit evropian të vendit tonë. Kjo u konstatua në takimin e sotëm nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ambasadori i Francës, Sirill Bomgartner.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Lloga e informoi ambasadorin Bomgartner lidhur me përgatitjen e Strategjisë për reforma në gjyqësor 2023-2027, si dhe për proektet për digjitalizim të gjyqësisë dhe prokurorisë, që në masë të madhe do të ketë ndikim në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve. 

Lidhur me këtë, Lloga e informoi ambasadorin francez se jemi të përkushtuar për një sistem të suksesshëm të shpërndarjes së çështjeve si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori, ku Ministria e Drejtësisë do të ketë rol mbikëqyrës në tërë procesin.

Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen parimore me Kryeministrin për pavarësinë buxhetore të KSHPKK-së, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. 

Ambasadori Sirill Bomgartner i përshëndeti planet ambicioze të ministrit për të reformuar të gjithë sistemin e drejtësisë dhe prokurorisë dhe shprehu gatishmërinë e Francës për të ndihmuar në të gjitha këto procese me asistencë të ndryshme, përfshirë asistencën e ekspertëve.

Ai poashtu e vlerësoi pozitiv edhe angazhimin e Ministrit, Krenar Lloga, për dialogun me opozitën, duke nisur nga reforma zgjedhore dhe e inkurajoi atë që të vazhdojë me procese të tilla, thelbësore për rrugën e integrimit europian të vendit.

Lloga dhe Bomgartner diskutuan për vetingun, gjatë të cilit ministri e ritheksoi qëndrimin se ky proces duhet të jetë konfidencial dhe të zbatohet me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Me rëndësi është edhe çështja e rishikimit të rasteve të dyshuara të inskenuara gjyqësore, për të cilat kërkesa për ndihmë nga vendet anëtare të BE-së është përsëritur.

foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR