Lloga: Vendimi i ri i Gjykatës kushtetuese me udhëzimin e ri i pakuptimtë
- Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në pyetje të gazetarëve lidhur me dhënien e dokumenteve nga evidenca amë dhe nëse grafa për kombësi do të plotësohet me vendosjen e masës së përkohshme që e ka miratuar Gjykata Kushtetuese, tha se vendimi i ri i kësaj gjykate me Udhëzimin e ri për udhëheqjen e librave amë, është i pakuptimtë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:21, 5 korrik, 2023
Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në pyetje të gazetarëve lidhur me dhënien e dokumenteve nga evidenca amë dhe nëse grafa për kombësi do të plotësohet me vendosjen e masës së përkohshme që e ka miratuar Gjykata Kushtetuese, tha se vendimi i ri i kësaj gjykate me Udhëzimin e ri për udhëheqjen e librave amë, është i pakuptimtë.
Sipas ministrit Lloga, Udhëzimi i ri nuk do të ndryshohet në përmbajtje.
"Duke marrë parasysh se ka paralajmërime nga E Majta, bëj thirrje që ai të parashtrohet para Gjykatës Kushtetuese dhe ata ta thonë fjalën e fundit në seancë, atë që dua të them, është se Udhëzimi është në bazë të ligjeve, i miratuar në vitin 1995", tha Lloga.
Ai potencoi se sipas evidencës së vjetër, përcaktohet edhe përkatësia kombëtare e, siç tha, tre gjykatësve kushtetues nga joshumica, të cilët zgjedhen në Kuvendin e RMV-së dhe se nuk ekziston dëshmi tjetër për përkatësinë e tyre.
"Ne dëshirojmë t'i referohemi praktikave dhe konventave dhe i bëj thirrje gjykatës që sa më shpejtë të prononcohet dhe të mos humb kohë për këtë çështje dhe nëse vendos se është kundërkushtetuese, të gjithë ta respektojmë këtë vendim", thotë Lloga.
Në vërejtjen e ish ministres dhe profesoreshës për të drejtë kushtetuese, Renata Deskoska për Udhëzimin, vlerëson se ajo tani nuk duhet të flasë në opinion, pasi, siç tha, ajo edhe paraprakisht nuk e ndjekur të drejtën dhe ka lejuar të zbatohen ndryshimet kushtetuese pa kaluar përmes Ministrisë së Drejtësisë, por ato të shkojnë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjë që e konsideroi si precedent. bsh/