• e diel, 24 nëntor 2024

Lloga u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së, u diskutua për çështje aktuale të shërbimit gjyqësor dhe të Prokurorisë publike

Lloga u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së, u diskutua për çështje aktuale të shërbimit gjyqësor dhe të Prokurorisë publike

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar lloga u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së. Siç kumtoli sot Ministria e Drejtësisë, në takim u u diskutua për protestat aktuale, problemet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohet shërbimi i gjyqësorit dhe prokurorisë publike.

"Ministria e Drejtësisë do t'i dorëzojë Informacion  Qeverisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të shqyrtohet mundësia për fillimin  e procesit  të negociatave me Sindikatën  e AOGJSH-së,  për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe që të mos bllokohet procesi me lëvizjen e lëndëve në gjykata dhe prokuroritë publike", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanovski, falënderoi ministrin Lloga për përpjekjet dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e problemeve të të punësuarve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR