• e premte, 27 dhjetor 2024

Lloga: U dërguam shkresa koordinatorëve të grupeve parlamentare dhe Mickoskit për të shprehur mendimin e tyre për Projektligjin për Amnistinë

Lloga: U dërguam shkresa koordinatorëve të grupeve parlamentare dhe Mickoskit për të shprehur mendimin e tyre për Projektligjin për Amnistinë

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) -  Ministria e Drejtësisë në pesë raste, me shkrim dhe në formë elektronike, për projektligjin e ri për amnisti u ka dërguar shkresë të gjithë koordinatorëve të grupeve parlamentare, si dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke kërkuar që të japin mendimin e tyre për të.

"Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për amnisti. Kërkesat janë dërguar përmes shkresave dhe përmes postës elektronike më datë 18.07.2023, 20.07.2023, 24.08.2023, 11.09.2023 dhe 13.09.2023. Me propozim ligjin përmes shkresës zyrtare është njoftuar edhe kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski", thotë në një postim në Fejsbuk ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke dhënë vërejtet dhe sugjerimet e tyre.

"Theksojmë se situata në burgje është alarmante, për të cilën tregojnë edhe raportet e shumta ndërkombëtare që trajtojnë këtë çështje, si dhe nga Komiteti kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës", informon ministri i Drejtësisë.

Ai sqaron se me amnistinë pritet të përfshihen persona që janë të dënuar me dënim me burg deri në 6 muaj, si dhe personat e dënuar të cilëve u është shqiptuar dënimi me burg mbi 6 muaj, të lirohen nga vuajtja e dënimi të përgjithshëm për 30%, të shqiptuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

"I lusim të gjitha partitë politike ta mbështesin këtë akt human, i cili është në interes të qytetarëve dhe ta votojnë këtë zgjidhje ligjore", apelojnë nga Ministria e Drejtësisë. sa/

Foto: Skrinshot profili i ministrit të drejtësisë në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR