• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lloga: Të gjithë janë në qëndrimin për veting, por është ende herët për të thënë se cili model do të pranohet

Lloga: Të gjithë janë në qëndrimin për veting, por është ende herët për të thënë se cili model do të pranohet

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Kemi mbështetje dhe të gjithë janë në qëndrimin për veting, por është ende herët të thuhet se cili model do të pranohet, thotë ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Në konferencën e parë me mediat, Lloga tregoi sot se në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka gjetur asnjë shronjë apo dokument për vetingun dhe theksoi se është i mendimit se duhet të ketë veting, por se duhet të përfshihet edhe bashkësia ndërkombëtare.

“Nuk do të filloj vetingun pa këtë lloj mbështetje”, tha Lloga.

Për krahasimet me Shqipërinë, Loga tha se situata është e njëjtë dhe jemi shumë më mirë, duke theksuar se në Shqipëri tre të katërtat e gjyqtarëve janë larguar vetë.

"Ka një raport në Komisionin e Venecias, ku ka një analizë krahasuese në të cilën Serbia, Kroacia dhe Ukraina janë paraqitur si shembuj të këqij", theksoi Lloga.

Në lidhje me atë nëse pritet një rizgjedhje e përgjithshme e gjyqtarëve, Lloga tha se nuk është koha për të thënë diçka konkrete.

"Çdo gjë për të thënë është shumë herët. Të gjithë janë pro vetingut dhe përderisa të gjithë janë të këtij mendimi, jam i sigurt se do të ketë veting!, tha Lloga.

Lidhur me gjyqtarët që kanë marrë vendime, si ato që tregohen në raportin e Departamentit të Shtetit, Lloga tha se duhet të ketë një procedurë apo shkarkim për të gjithë personelin që me vetëdije apo pa vetëdije ka marrë vendime të tilla.

"Për një pjesë tashmë kemi dërguar në Këshillin Gjyqësor. Në veçanti për rastin e Sasho Mijallkovit, që të mos vjetrohet. Çdo gjë tjetër, si koment për një gjykim apo vendim, do të jetë ndërhyrja ime", tha Lloga.

Lloga, në brifingun me mediat, theksoi se si ministër pret që në mandatin e tij, prej të cilit ka mbetur edhe një vit e gjysmë, të tejkalohet problemi me mungesën e stafit, veçanërisht në Departamentin e Auditimit dhe për bashkëpunim me NATO-n dhe BE, si dhe të miratohet strategjia për vitin 2023-2027, me theks në vetingun, Ligjin për përfaqësimin e të drejtës, Kodin Zgjedhor dhe Zyrën për kthimin e pronës. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR