Lloga: Sashko Lafçiski nuk i plotëson kushtet ligjore për shef të Shtatmadhorisë së ARM-së
- Kur një shqiptare nuk i plotëson kushtet ligjоre për drejtoreshe (Revizore e IPA Fondeve) ajo shkarkohet, kur një maqedonas nuk i plotëson kushtet ligjore ai bëhet shef i Shtatmadhorisë së ARM-së!
- Post By Fami Bajrami
- 07:31, 19 gusht, 2024
Shkup, 19 gusht 2024
Kur një shqiptare nuk i plotëson kushtet ligjоre për drejtoreshe (Revizore e IPA Fondeve) ajo shkarkohet, kur një maqedonas nuk i plotëson kushtet ligjore ai bëhet shef i Shtatmadhorisë së ARM-së!
Paradokset në këtë shtetin tonë të quajtur Maqedoni e Veriut bëhen normale sidomos kur komuniteti shumicë duhet të bëj "përzgjedhjen" e tij.
Sashko Lafçiskit nga gjeneral brigade "u rrit" në gradën gjeneral-major dhe u emërua në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës nga ana presidentës Gordana Siljanovska-Davkova, e kjo ka ngjallur shumë reagime në opinionin e përgjithshëm e veçanërisht në armatë, por kjo kalon shpejt sepse ai e zuri vendin e një shqiptari që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore duhej të ishte gjeneral Besnik Emini.
z. Lafçiski nuk i plotëson kushtet e duhura për qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të Shtatmadhorisë.
Nuk reagoi as LSDM, as VMRO, as LEVICA as ZNAM, a thua pse?
Krenar Lloga, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.