• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga realizoi takim me ambasadorin e ri të Austrisë, Pamer

Lloga realizoi takim me ambasadorin e ri të Austrisë, Pamer

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri të Austrisë në vend, Martin Pamer dhe shprehi besimin se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në periudhën e ardhshme.

"Ambasadori Pamer shprehi interesim për ndryshimet kushtetuese dhe situatën në gjyqësor. Ai u informua për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, nevojën e digjitalizimit, Kodin e ri Penal", thuhet në kumtesën e MD-së.

Prej aty informojnë se Lloga tha se vetëm me Këshill të ri Gjyqësor, me Prokuror të ri Publik  dhe me AKMIS të ri, mundet për një kohë të shkurtër, të rikthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe se Austria mbetet partneri ynë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR