• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga: Pa mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, nuk mund të ketë veting

Lloga: Pa mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, nuk mund të ketë veting

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka filluar konsultimet me faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë për modalitetet e mundshme të vetingut. Në një intervistë për "Programi 200" në Alsat-M, ai zbuloi se në takimin me ambasadorin e BE-së në Shkup, ka shprehur qëndrimin e tij se vendit nuk i duhet një zhgënjim i qytetarëve siç ndodhi me ish-Prokurorinë Speciale Publike. Nëse nuk ka mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja, ministri Lloga tha se nuk mund të ketë proces të vetingut.  

"Me fajlë të tjera, Maqedonisë më së paku i duhet edhe një zhgënjim më i madh nga ai që ka ndodhur. Ne jemi në fazën e kontakteve dhë shkëmbimit të mendimeve, atë që u përmenda më parë, do të zgjidhet modaliteti se si do t’i futemi këtij procesi. Në rast se nuk kemi inkuadrim të drejtëpërdrejtë të BE-së, me këshilltarë të përhershëm në kuptimin e instrumentit që duhet të na ndihmojnë dhe inkuadrimit të SHBA-së, që të rritet besueshmëria në këtë proces atëherë vetingu besoj nuk na duhet. Ose do t'i futemi një procesi të mirëfilltë i cili do t’a arsyetojë besueshmërinë edhe ndaj meje dhe ministrisë edhe besueshmërisë së publikut ose nuk ja vlen të futemi aspak", deklaroi ministri Lloga. 

Ai, siç potencojnë nga Ministria e Drejtësisë, shtoi se Ambasadori i BE-së ka shprehur gadishmërinë që të kyçen drejtëpërdrejtë në këtë proces, ndërsa kujtoi se edhe ambasadorja e SHBA-së ka treguar interes të veçantë për të njëjtin. 

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR