• e premte, 27 dhjetor 2024

Lloga: Ligji pët amnisti për dhjetë ditë në Kuvend, pres mbështetje nga të gjithë deputetët

Lloga: Ligji pët amnisti për dhjetë ditë në Kuvend, pres mbështetje nga të gjithë deputetët

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Ligji për amnisti e mori mbështetjen në procedurë qeveritare dhe për dhjetë ditë ligji i njëjtë do të jetë para deputetëve në Kuvend. Them se asnjë i zgjedhur ose i emëruar nga ana e institucioneve nuk do të përfshihet me amnistinë, gjithashtu as dhuna në familje dhe lëndët lidhur me dhunën në familje nuk do të jenë pjesë e amnistisë. Domethënë përsëritet ligji nga viti 2018, kur propozues ishin të gjitha partitë politike, me atë që ishte edhe VMRO-DPMNE dhe LSDM, BDI, Aleanca dhe parti të tjera politike të cilat janë pjesë e Kuvendit, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. 

Ai theksoi se pret mbështetje nga të gjithë deputetët dhe partitë politike, sepse, siç tha, kjo nuk është për agjendën e përditshme politike por, del nga vizita e tij në burgun Idrizovë. 

"E patë edhe vetë se shteti nuk është në nivel, por atë që e kërkon ligji dhe ato standrde që janë pjesë e sistemit tonë. Pres mbështetje dhe përveç një albumi me fotografi nga vizita ime, do të blej edhe pasqyrë, që çdo deputet të shikohet para se të votojë për këtë ligj. Unë mbaj përgjegjësi për kushtet për këto gjashtë muaj, të gjithë të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi nga viti 1945, ndërsa veçanërisht nga viti 1991", theksoi Lloga.

Nëse shteti nuk ka mundësi që t'i rehabilitojë njerëzit me vepra më të vogla të rënda", theksoi Lloga, ata do të duhet të kthehen në shtëpi si dhunues ose si kriminelë. 

"Nuk pres se do të bllokohet, sepse atëherë VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera do të duhet të demantojnë veten nga viti 2018. Ligji është i njëjtë, nuk janë shtuar, por janë përjashtuar veprat penale", deklaroi Lloga.

Lloga, gjithashtu, informoi se tashmë janë siguruar mjete dhe leje për ndërtim të një objekti të ri në INK Idrizovë dhe paralajmëroi tender deri në fund të nëntorit të këtij viti. 

"Pritet që pas të gjitha procedurave të vihet në përdorim brenda katër viteve. Deri atëherë unë dhe qëllimi i këtij ligji është që të ketë një amnisti që në këtë periudhë gri prej katër vitesh shteti të veprojë ashtu siç pritet nga një shtet serioz", sqaroi Lloga.

I pyetur për atë nëse me këtë ligj dalin një pjesë e të dënuarve për rastin "Monstra", tha se pyetja është tendencioze dhe lidhet vetëm me një lëndë dhe bëri thirrje që të mos luhet me emra dhe emocione në disa raste. 

"Unë thashë që është i njëjti ligj i vitit 2018. Nëse akte të tilla janë amnistuar në vitin 2018, do të amnistohen sërish. Pra, ligji nuk hyn në raste të veçanta. Ligji është i njëjti dhe do t'i propozohet Kuvendit", deklaroi Lloga.

Nga aty, theksoi Lloga, nuk do të dalin akademikë, por dihet se do të dalin të burgosur të dënuar për vepra penale. 

"Domethënë vetëm në VMRO-DPMNE mund të ndodhë që një i burgosur të hyjë si kriminel, ndërsa të dalë si akademik dhe të pritet në pallat sikur të jetë ndonjë hero në shtet", deklaroi Lloga. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR