• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga: Kushtetuta e ndalon dënimin me vdekje

Lloga: Kushtetuta e ndalon dënimin me vdekje

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot i shprehu ngushëllime familjes së vajzës 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski duke shprehur keqardhje se ekzekutuesit e kësaj vepre do ta marrin dënimin më të ashpër për këtë vepër dhe drejtësia të dalë në pah.

Në pyetjen e gazetarëve për vendosjen e dënimit me burg, Lloga tha se edhe ai është i zemëruar si çdo qytetar i këtij shteti dhe se Kushtetuta e ndalon dënimin me vdekje, por gjithashtu kemi protokolle të miratuara dhe konventa të tjera, me të cilat ndalohet dënimi me vdekje. 

"Unë jam në mesin e atyre qytetarëve në këtë shtet, që mendoj se dënimi me vdekje do të ishte shpëtim për ata monstra dhe unë jam në atë anë që ata ta përjetojnë dënimin deri në fund të jetës së tyre, në vetëdijen e tyre që kanë bërë", tha Lloga.

Dënimi më i lartë me burg të cilin gjykata duhet ta shqiptojë për këtë vepër është dënimi me burg të përjetshëm.

"Besoj edhe në MPB edhe në prokurori dhe se në fund Gjykata do ta shqiptojë atë dënim të cilin e meritojnë monstrat", tha ministri i Drejtësisë i cili ishte në një ngjarje në një shkollë fillore në Shuto Orizarë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR