• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga ka nënshkruar vendimin për mosrespektim të emrit të Shoqatës “Car Boris III” Ohër

Lloga ka nënshkruar vendimin për mosrespektim të emrit të Shoqatës “Car Boris III” Ohër

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nënshkroi vendimin për mosrespektim në bazë të mendimit negativ të marrë nga Komisioni për përdorimin e emrave personalë për përdorimin e emrit Mbreti Boris i III-të në titullin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas mbretit Boris i III-të Ohër, kumtoi pasdite Ministria e Drejtësisë.

Сите носители на јавни овластувања во судските постапки - судиите, адвокатите, обвинителите да го почитуваат законот, а доколку дојде до негово прекршување - тоа да биде санкционирано, апелир

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se veprojnë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet, duke marrë parasysh mendimin e Komisionit për emrat personal. Vendimi do t'i dorëzohet Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprime të mëtutjeshme.

Komisioni për përdorimin e emrave personalë konsideron se emërtimi i mundshëm i shoqatës me një emër të tillë shkakton tensione dhe intolerancë në mbarë shoqërinë maqedonase.

"Në sqarim, Komisioni thekson se ai është përgjegjës për krimet e kryera gjatë pushtimit bullgar të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë të cilit janë likuiduar qindra qytetarë. Veçanërisht theksohet mendimi se bashkëpunimi dhe aleanca e tij me Rajhun e Tretë dhe politika e theksuar antisemitike janë përgjegjëse më të drejtpërdrejta për dëbimin dhe shfarosjen e mijëra hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblinka", njofton Ministria e Drejtësisë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR