• e premte, 27 dhjetor 2024

Lloga i dëshëpruar nga kushtet në Idrizovë, kërkon amnisti urgjente për lehtësimin e kapaciteteve

Lloga i dëshëpruar nga kushtet në Idrizovë, kërkon amnisti urgjente për lehtësimin e kapaciteteve

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Kushtet e mjerueshme, katastrofale dhe jashtë  standardeve  për vuajtjen e dënimeve me burg, mbipopullimi, të burgosurit që flenë në dysheme, pa kujdes të duhur shëndetësor, pa kushte sanitare të përshtatshme, shtretër të thyer, mure të mykura. Këto kushte dëshmojnë se përse na duhet urgjentisht një Ligj për amnisti, me të cilin të paktën do të lehtësohen  kapacitetet.

Këtë e kumton Ministria e Drejtësisë, pas inspektimit në INK "Indrizovë", që e kanë bërë ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, kryetari i Komisionit Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Halil Snopçe dhe drejtorin e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Jovica Stojanoviç, në prani të drejtorit të INK “Idrizovë”, Zoran Jovanovski dhe zëvendësdrejtorit Femi Jonuzi. Ata nga afër u njohën me situatën, kushtet në burg, biseduan drejtpërdrejt me të burgosurit dhe u informuan për problemet me të cilat po ballafaqohen.

"Bëhet fjalë për njerëz. Edhe përkundër veprave të kryera ata janë njerëz dhe meritojnë dinjitet. Në vend të risocializimit dhe rikthimit në jetë normale, me këtë trajtim gjendja e tyre mund të përkeqësohet edhe më shumë", informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Prej aty apelojnë që kjo situatë të mos keqpërdoret për qëllime politike, ndërsa deputetët të tregojnë humanizëm dhe të mbështesin Ligjin për amnisti. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR