• e shtunë, 19 tetor 2024

Lloga: Edhe pas presionit të Taravarit dhe patronit të tij, ai nuk e fitoi lëndën për "vulat e ASH-së"

Lloga: Edhe pas presionit të Taravarit dhe patronit të tij, ai nuk e fitoi lëndën për

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Krenar Lloga, nënkryetari i fraksionit të Ziadin Selës nga Aleanca për shqiptarët thotë se "edhe pas presionit të taravarit dhe patronit të tij, ai nuk e fitoi lëndën për vilat e ASH-së".

"Lënda për legjitimitetin e Aleancës së shqiptarëve u kthye në rigjykim në Gjykatën themelore në Tetovë. ASHM - Aleanca për shërbime të Mickoskit do të ishte e drejtë të quhej subjekti i ri pas ndarjes nga aprtia jonë. Njëqind ditë sundim me VMRO-DPMNE-n u dëshmuan si aktivitet kuisling në çdo sekondë. Edhe në Gjykatën e Apelit në Gostivar është ndërruar gjykatësja, por... nuk ka lidhje mik, mos e përmend sepse është në dobinë tonë", shkruan Lloga.

Reagimi i Llogës vjen pas informatës nga fraksioni i Arben Taravarit nga ASH se Gjykata e Apelit në Gostivar e ka khyer në rigjykim lëndën për vulat e partisë.

"Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim pas vndimit paraprak nga Gjykata themlore Tetovë, ku zvarritej dhe u ndërruan disa gjykatës derisa nuk u soll vendimi skandaloz nën presion të ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, vulat e partisë t'i tkaojnë fraksionit që iu bashkangjit BDI-së. Duke i apsur parasysh dëshmitë e deponuara në Gjykatën e Apelit në Gostivar, pritet vendimi përfundimtar të jetë në dobinë tonë dhe partia së bashku me vulat t'i mbetet kryetarit të vet legjitim, Arben Taravari", thuhet në kumtesë.

Министерот за здравство и дел од Коалицијата „Влен“, Арбен Таравари денска информира нивната коалиција во Владата ќе биде претставена од седум заменици-министри. Тој ги соопшти само имињата н

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari në kumtesën e sotme drejt mediumeve reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin u anulua vendimi i Gjykatës themelore në Tetovë. Sipas tij, me vendimin e fundit të Gjykatës Aleanca për shqiptarët i kthehet anëtarësisë së vet.

"Aleanca për Shqiptarët është e jona! Gjykata e Apelit vendosi që Partia Aleanca për Shqiptarët i takon Shumicës Absolute. Partia i kthehet Anëtarësisë së saj! Urime të gjithëve!", ka shkruar Taravari.

Përndryshe, mbrëmë Aleanca për shqiptarët kumtoi se Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu lëndën në rigjykim dhe i pranoi ankesat e prëfaqësuesit juridik të Arben taravarit.

"Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës Themelore Tetovë, ku u zvarrit dhe disa gjykatës u ndërruan deri në marrjen e vendimit skandaloz nën presionin e ish-ministrit të Drejtësisë Krenar Loga, se vulat partiake i përkasin fraksionit që iu bashkua BDI-së. Duke marrë parasysh provat e depozituara në Gjykatën e Apelit në Gostivar, pritet që vendimi përfundimtar të jetë në favorin tonë dhe partia së bashku me vulat t’i mbetet kryetarit të saj legjitim Arben Taravari", theksuan nga ASH.

Me vendim të Gjykatës themelore në Tetovë në prill të këtij viti vulat e partisë ASH i takuan krahut të Ziadin Selës. Lideri i ASH-së, Arben Taravari reagoi përmes "Fejsbukut" pas kumtimit se vulat e partisë me vendim të Gjykatës në Tetovë i mori Sela dhe paralajmëroi ankesë.

ASH u nda në dy fraksione pasi që Taravari i bëri thirrje anëtarësisë t'i mbështesë në vendimin për të dalë në zgjedhje së bashku me opozitën shqiptare. Sela dhe Taravari paralajmëruan se do të zhvillojnë betejë juridike për vulat e partisë. Krahu i Taravarit vendosi në zgjdhjet parlamentare të shkojë me opozitën shqiptare, ndërsa Sela me BDI-në. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR