• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga e vizitoi Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë

Lloga e vizitoi Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë

 Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë në Qeverinë teknike Krenar Lloga e vizitoi  Kuvendin e  Madh Popullor në Turqi. 

 Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, Lloga  u takua me Delegacionin e udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmush dhe përfaqësues të lartë të Miqësisë Ndërparlamentare Turqi - Maqedoni e Veriut.

 Takimi, shtohet në kumtesë,  u shfrytëzua për shkëmbimin e përvojave, agjendave legjislative të të dy vendeve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit  ndërkombëtar.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR