• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga: Do të arrijmë në 40 zyra për ndihmë juridike falas në vend

Lloga: Do  të arrijmë në 40 zyra për ndihmë juridike falas në vend

Gjevgjeli, 28 korrik 2023 (MIA) - Nga 34 zyra për ndihmë juridike falas në të gjithë vendin do të arrijmë të paktën 40. Tashmë kemi materiale dhe një fushatë në rrjetet sociale dhe kanalin Jutjub dhe të gjitha do të jenë në televizionet kombëtare, portale dhe media të tjera, tha ministri i Drejtësisë  Krenar Lloga, në promovimin e sotëm në Gjevgjeli për sensibilizimin e qytetarëve për ekzistimin e ndihmës juridike falas.

Ai shtoi se falë Këshillit të Evropës kjo fushatë tashmë po tregon rezultatet e para.

"E dini, jo të gjithë njerëzit mund të arrijnë ligjin për shkak të problemeve financiare, kështu që me këtë mjet përmes Ministrisë, ata që nuk e kanë këtë mundësi do të mund ta marrin këtë shërbim dhe ftoj të gjithë qytetarët në zyrat tona në të gjitha qytetet e vendit dhe atë që ne e kemi si pravnapomos.mk do ta marrin këtë shërbim. Janë edhe të gjitha të dhënat tjera nga numrat e telefonit, adresat dhe gjërat e tjera të nevojshme.Besoj se njerëzit dalëngadalë do të marrin informacionet dhe shërbimet nga Ministria në çdo qytet dhe vend të populluar të vendit", theksoi ministri Lloga.

Sipas Irena Cuculoska nga Këshilli i Evropës, qytetarët mund të marrin informacion për ndihmën juridike falas përmes stendave të ngritura.

"Ata gjithashtu mund t'u bëjnë pyetje konsulentëve tanë që janë të pranishëm këtu dhe të marrin këshilla ligjore ose disa informacione ligjore, si dhe të marrin materiale të shtypura në një gjuhë të lehtë për t'u kuptuar ku mund të marrin informacion më të detajuar për këtë shërbim", tha Cuculoska.

Ngjarje të tilla organizohen në disa qytete të vendit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe në bashkëpunim me Trupin Koordinues Kombëtar për Ndihmën Juridike Falas, i cili përfshin departamentet rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, Shoqatat e autorizuara për ofrimin e ndihmës juridike falas dhe klinikat ligjore.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit për një sistem të konsoliduar dhe më efikas të ndihmës juridike falas, i cili është pjesë e instrumentit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i bashkëfinancuar nga BE dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Pas Gjevgjelisë, promovimi i ndihmës juridike falas u mbajt edhe në Valandovë, ndërsa ministri Krenar Lloga pati takim me kryetarët e komunave të Gjevgjelisë dhe të Vallandovës, Andon Saramandov dhe Pero Kostadinov, si dhe vizitoi njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR