• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga: Deri më tani nuk ka informacion shtesë për ekstradimin e Lupço Palevskit

Lloga: Deri më tani nuk ka informacion shtesë për ekstradimin e Lupço Palevskit

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot në një deklaratë për mediat i pyetur se deri ku është procesi për ekstradimin e të dyshuarit të parë Lupço Palevski  - Palço  për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se nuk ka asnjë informacion të ri për të dhe se nëse ka informacione të reja do të ndahen me publikun në kohë.

"Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion shtesë për ta ndarë me ju. E thamë edhe herën e fundit në konferencën për shtyp edhe me kryeministrin, kurdo që të kemi do ta ndajmë me opinionin dhe me ju", deklaroi Lloga.

Paraprakisht, nga Departamenti për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Ministrinë e Drejtësisë informuan se procedura për ekstradimin e Lupço Palevskit ishte përgatitur ditën e njejtë pasi është marrë njoftimi zyrtar nga MPB për arrestimin e Palevskit.

Nga aty sqaruan se procedura e ekstradimit në raste të tilla zgjat disa muaj dhe përjashtim bëjnë vetëm rastet e procedurës së shkurtuar kur personi pranon të ekstradohet. Gjithçka që kemi punuar me Turqinë, thonë nga Departamenti, është përfshirë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, pasi siç sqaruan ata, Turqia ka bërë një rezervë për protokollin e dytë të Konventës së Ekstradimit.

Nga Departamenti njoftuan se kërkesa për ekstradimin e Palevskit në Turqi është dërguar përmes tre kanaleve, drejtpërdrejt përmes DHL, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe një kopje të skanuar përmes Interpolit.

Theksohej se e vogël është mundësia që Palevski të kërkojë azil, sepse siç thonë nga Departamenti, kërkesa për azil dorëzohet menjëherë pasi të hyni në shteti.

Hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi ka nisur në fillim të këtij muaji dhe në të, përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprat penale "rrëmbim" dhe "vrasje në mënyrë brutale", ata akuzohen për bashkëpunim dhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët ndodhen në paraburgim në Shkup.

Në paraburgim janë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij, siç thanë autoritetet në atë kohë dhe Stefan Dimkovski, shoferi që e ka çuar atë nga Serbia për në Turqi, të dyshuarin e parë Palevski.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor.

Prokuroria bën me dije se konstatimet nuk do të bëhen publike. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR