• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Llazarova-Trajkovska: GJEDNJ vlerësoi se ankuesit nuk i kanë shfrytëzuar medikamentet e tyre juridike para gjykatave nacionale

Llazarova-Trajkovska: GJEDNJ vlerësoi se ankuesit nuk i kanë shfrytëzuar medikamentet e tyre juridike para gjykatave nacionale

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Gjykata evropiane për të drejta të jjeriut me vendimin për t'i hedur poshtë ankesat për anulim të abolimit nga ish-presidenti Gjorge Ivanov, vlerësoi se ankuesit nuk i kanë shfrytëzuar të gjitha medikamentet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike të cilat ua ofron e drjeta nacionale, ndërkaq për të cilat në aktvendimet dhe vendimet paraprake gjykata pranoi se janë medikammente juridike efektive, thotë për MIA-n ish-gjykatësja në Gjykatën e Strasburgut dhe gjykatëse aktuale në Gjykatën supreme, Mirjana Llazarova-Trajkovska.

"Sot GJEDNJ vendosi me vendim t'i hedhë poshtë ankesat lidhur me shkeljet e mundshme të së drejtës së gjykimit të drejtë të ankuesve të cilët iu referuan faljeve të dhëna të tërhequra. Kjo për shkak se, Gjykata mund të pranojë rast vetëm pasi që të shterren të gjitha mjetet juridike vendore, dhe në afat i cili në kohë të parashtrimit ka qenë gjashtë muaj llogaritur nga data në të cilën është sjellë vendimi përfundimtar nga ana e autoriteteve nacionale", deklaroi Llazarova-Trajçevska.

Vendimi i këtillë i Gjykatës, siç thekson, mund të ndikojë vetëm në raport me rishqyrtimin nga ana e ankuesve nëse ende kanë mbetur mundësi për inicim të medikamenteve juridike para gjykatave nacionale apo në disa procedura ato afate kanë kaluar.

Ajo sqaron se në çdo shkallë të procedurës, Gjykata mund të vendosë të hedhë poshtë një ankesë të caktuar nga lista e lëndëve.

"Në rastin konkret, edhe pse ankesa, pas vlerësimit të Gjykatës ishte nëse ankesa duhet të hidhet poshtë për shkak të mos shterrjes së medikamenteve juridike dhe ka mundur t'i hedhë poshtë ankesat edhe në fazë të hershme të parashtrimit në formacion nga Komiteti prej tre gjykatësve, ai megjithatë lëndën e ka vendosur në këshill prej shtatë gjykatësve për shkak të kompleksitetit dhe rëndësisë së saj për parashtruesit e ankesave por edhe për autoritetet nacionale", thekson gjykatësja Llazarova-Trajkovska.

Gjykata evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg sot e hodhi poshtë si të palejuar, ankesën për abolimin e anuluar të ish-presidentit Gjorge Ivanov të vitit 2016 me të cilin u falën 56 persona të dyshuar dhe të dënuar në disa lëndë që i zhvillonte Gjykata speciale publike, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve në qeverinë e tij, Mile Janakieski, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-funksionarë të tjerë shtetërorë.

GJEDNJ vendosi rreth ankesës së çarashtruar nga tetë qytetarë të Republikës së Maqeodnisë së Veriut në vitin 2020. Bëhet fjalë për abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov të prillit të vitit 2016. Në vitin 2016 Gjykata kushtetuese i hoqi ndryshimet ligjore të vitit 2009 në të cilat u fshi neni 11, që i dha mundësi presidentit të japë abolim edhe pa zbatimin e procedurës për falje.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës kushtetuese, Ivanov vendosi t'i falë funksionarët e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, që çoi drejt protestave masive. pas reagimeve në opinion, u sollën ndryshime të Ligjit për falje me çka u la hapësirë për tërheqje të abolimeve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR