• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ljutkov për MIA-n: Raportet revizore për Agjencinë e filmit janë gati dhe do të dërgohen në institucionet kompetente

Ljutkov për MIA-n: Raportet revizore për Agjencinë e filmit janë gati dhe do të dërgohen në institucionet kompetente

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) -  Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov sot në intervistë për MIA-n informoi se raportet e revizionit, si dhe raporti i Ministrisë së Kulturës për Agjencinë e filmit janë gati dhe do t'u dërgohen institucioneve kompetente. Revizioni i brendshëm në Agjencinë e Filmit është kryer gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti nga Ministria e Kulturës. Ljutkov së fundi ka informuar se kjo Agjenci ka borxh diku rreth 11 milionë euro.

"Problemi fillon kur pas vitit 2018, buxheti që ishte diku rreth shtatë deri tetë milionë euro në vit, papritur bie në rreth dy milionë e gjysmë euro. Duke qenë se nuk mund të pajtohen me faktin që qeveria po shkurton buxhetin, vazhdojnë me një proces që shkon kështu: 'në fondet e pasiguruara gjatë vitit të ardhshëm, ju lidhni marrëveshje në dyfish më shumë'. Kjo do të thotë, nëse keni marrëveshje për dy milionë e gjysëm euro për vitin e ardhshëm, lidhni marëveshje për gati pesë milionë euro dhe ato i zvarritni me vite", thotë Ljutkov për MIA-n.

Ai tha se tani ndodhemi në një situatë ku katër filma që kanë nënshkruar marrëveshje, kanë siguruar kushte dhe kanë afat ligjor prej pesë vitesh për ta realizuar filmin, ndërsa këtë vit u skadon afati ligjor.

"Agjencia e filmit nuk i ka ato para për të mbuluar këto katër filma. Kjo ka ndodhur ndër vite. Raportet reviziore janë gati, raporti nga Ministria e Kulturës që është bërë këtë vit është gati dhe ne do t'i dërgojmë të gjitha këto raporte që institucionet kompetente të vazhdojnë punën e tyre dhe të shohim se çfarë do të dalë nga kjo, që të vazhdojmë me tutje. Unë si ministër i Kulturës nuk qëndroj as në njërën as në tjetrën anë në këtë proces, për mua është e rëndësishme Agjencia e Filmit, fokusi im do të jetë aty dhe do të mundohemi t'i zgjidhim ato probleme", shtoi Ljutkov.

Ministri paralajmëroi edhe se të premten do të ketë takim me personat zyrtarë nga Shoqata e Punëtorëve të Filmit (SHPFM), por kjo, siç tha, nuk mund të sjellë kurrfarë ndryshime... rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR