• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ljutkov në Ohër: Trashëgimia historike në gjendje të mjerueshme

Ljutkov në Ohër: Trashëgimia historike në gjendje të mjerueshme

Ohër, 12 korrik 2024 (MIA) - Trashëgimia kulturore-historike në Ohër është rrezikuar, ajo është në gjendje të mjerueshme, i është lënë kohës. Kujdesi i pamjaftueshëm i shtetit gjatë viteve të kaluara mund të lë pasoja të përhershme tek një pjesë e përmendoreve kulturore-historike dhe lokaliteteve arkeologjike. Këtë e ceki ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov, i cili sot së bashku me drejtorët e Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe të Entit për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe muzeut nga Ohri, si dhe profesionistët nga ai institucion, vizitoi disa nga lokalitetet reprezentative në qytet.

Ljutkov para mediumeve tha se gjatë vizitës u konstatua nevoja për fillim sa më të shpejtë, përkatëisht vazhdim të aktiviteteve ndërtimore në lokalitetin Pllaoshnik, për shkak se, siç tha "objektet tashmë fillojnë të dëmtohen nga fatkeqësi të ndryshme kohore".

Gjatë shetitjes u vizitua edhe Shtëpia e Momirëve e cila është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, me stabilitet të çrregulluar sstatik dhe si e tillë paraqet rrezik për kalimtarët.

Uhstruesi i detyrës drejtor i Entit për mbrojtje të përmendoreve të kulturëss dhe muzeut nga Ohri, Goran Patçev, shprehi kënaqësi që në frymën e mbrojtjes së integruar të gjitha subjektet paralajmëruan përpjekje për nisje të aktiviteteve konkrete për mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore.

Drejtoresha e sapozgjehdur e Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Vesella Çestoeva, nga ana e saj tha se Drejtoria si investuese nga Qeveria, tashmë ka parashtruar kërkesë për ribalanc të buxhetit për sigurim të mjeteve me të cilat do të përfundoheshin disa nga aktivitetet e parapara me Marrëveshjen për projektin "Pllaoshnik" të arritur në vitin 2011. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR