• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ljupço Palevski Palço i dyshuari i parë për vrasjet e Vanjës dhe Pançes, ai ndodhet në arrati, ndërkaq kompetentët do të lëshojnë fletë-arrest ndërkombëtar

Ljupço Palevski Palço i dyshuari i parë për vrasjet e Vanjës dhe Pançes, ai ndodhet në arrati, ndërkaq kompetentët do të lëshojnë fletë-arrest ndërkombëtar

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Organizues dhe realizues i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi është Ljupço Palevski - Palço i cili për momentin ndodhet në arrati, ndërsa sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe prokurori kryesor, Gavrill Bubevski, përmes pyetjeve të gazetarëve për përzierjen e Palços, nuk e cekën konkretisht me emër dhe mbiemër, por u përgjigjën në pyetjet në të cilat qartë ishte cekur emri i tij si i dyshuar i parë në veprat e tmerrshme.

Siç informoi ministri i Punëve të Bendshme Spasovski, personi është larguar nga shteti me automejt së bashku me avokatin e tij në Beograd, e më pas në Bullgari.

"Gjithsesi, organizues kryesor, e njëherit edhe kryes, i cili me pistoletë më 27.11, sipas dëshmive të konstatuara deri më tani, diku rreth orës 10:00 e ka vrarë të miturën, i frikësuar nga dëshmitë drejt të cilave mund të vijë policia në hetimin tashmë të filluar nga ana e policisë, është personi i cili është larguar nga shteti mu pas veprës së kryer penale. Pë.r të po gjurmohet. Mund t'ju premtoj se do të bëj gjithçka unë dhe institucioni, që ky person, apo më mirë kjo monstër, të cilin po e gjurmojmë, sa më parë sapo të shkelë në tokën tonë, të nxirret para drejtësisë", tha ministri.

Spasovski shtoi se për personin do të lëshohet fletë-arrest ndërkombëtar, ndërsa lidhur me pyetjen nëse kanë njohuri se ai po tenton të ikë në Rusi, ai u përjgigj negativisht.

Prokurori publik, Gavrill Bubevski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se 74-vjeçari Pançe Zhezhovski nga Velesi është vrarë sepse i ka pasur borxh 500 euro njërit prej të dyshuarve dhe ka qenë "viktimë trafikimi" në mënyrë që të merret automjeti me të cilin më pas është rrënbyer Vanja.

"Motivi për vrasjen e Pançes, kishin raporte debitore-kreditore me njërin prej të dyshuarve. Pançe i ka pasur borxh 500 euro njërit prej të dyshuarve dhe në atë mënyrë është zgjehdur si viktimë për t'ia marrë automjetin dhe të rrëmbehet vajza", deklaroi Bubevski.

Sipas informatave të sotme, bëhet fjalë për një grup i cili ka vepruar së bashku dhe ka kryer dy vepra penale "rrëmbim" dhe "vrasje".

"Për tre nga pesë të involvuarit për të cilët ekziston dyshimi, kemi pranim për tërë angazhimin e tyre në ngjarje dhe për çka ka qenë i angazhuar në këtë vepër penale. Nga e tërë kjo mund të definohet se kanë kryer dy vepra penale - rrëmbim, të cilët janë të lidhur me veprën shfrytëzim, rrëmbim për shkak të përfitimit. Kanë kryer edhe dy vepra penale - vrasje, me lidhshmëri të dy veprave, me çka merert dënimi më i rëndë me burg", tha Bubevski.

Pjesë tjetër e grupit janë organizuesi i lartëpërmendur dhe realizuesi i vrasjeve, Ljupço Palevski - Palço, i cili ndodhet në arrati, si dhe babai i të miturës, Aleksandar Gjorçevski, i cili, siç tha prokurori Bubevski, i mohon thëniet për involvim të tij, ndërkaq për të cilin, të dyshuarit e tjerë, në dëshmitë e tyre dekalruan se prej tij kanë marrë informata për lëvizjen e vajzës së tij.

Ljupço Palevski - Palço është ish-biznesmen i ndërtimtarisë dhe themelues i partisë E Djathta.

Në konferencën për shtyp, Spasovski tha se të gjithë të dyshuarit janë anëtarë të njëpartie politike dhe se është kryer bastisje në këtë parti.

"Është kryer edhe bastisje në partinë politike E Treta, së cilës i takonin, dhe janë gjetur informata të caktuara", tha Spasovski. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR